E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasat shteti financon privatet

E vene nen presion nga kundershtimet e tregtareve per cmimet e larta te kasave si dhe nga akuzat per proces te korruptuar qeveria kishte vetem nje mundesi zgjedhjeje. Te liberalizonte tregun.

Por nuk zgjodhi kete alternative por nje metode alla shqiptare sic edhe zoti Bode minister i Financave e konsideroi kur u pyet nga Top Channel nese duhej subvencionuar cmimi.

Por zoti Bode e dha kete pergjigje perpara se te fliste kryeministri Berisha i cili vendosi qe pagesa per kasat do ti zbriten biznesit nga detyrimet e tij vjetore.

Kjo skeme e qeverise qe ne pamje te pare duket si ndihme per biznesin nuk eshte gje tjeter vecse nje manover financiare per ti mbajtur te paprekura te ardhurat e dy kompanive qe shesin aktualisht kasat.

Kjo pasi parate e kompensimit do ti mungojne buxhetit dhe do te shkojne si cmim shitjeje ne buxhetin e dy komponive. Nje forme subvencioni indirekt qe favorizon ne menyre klienteliste vetem dy biznese.

Nga ana tjeter edhe pse kostoja totale qe do te paguaje buxheti mbetet ende e paqarte qeveria po percjell serish ne publik mesazhin e nje shteti te padrejte dhe pabarabarte me te gjithe cka ngre edhe disa pikepyetje te tjera.

Nese cmimi i kasave ashtu sikurse pretendon Ministria e Financave eshte real dhe i paspekuluar pse duhet qe kostoja e tyre te paguhet nga buxheti

Pse te njetat fonde te mos perdoreshin per te ndihmuar me shume shtresat ne nevoje apo per te rritur investimet e rena kete vit ne nivelet me te uleta

Me keq akoma nese vertetohet sikunder akuzon opozita se cmimi i kasave permban brenda kosto korrupsioni atehere skema e qeverise eshte edhe me e rende sepse perdor parate e taksave per te paguar faturen e korrupsionit qe vjen nga korridoret e zyrtareve.

Ne te dyja rastet skema subvencionuese e propozuar favorizon bizneset e kasave ose xhepat e ndokujt prane pushtetit.

Liberalizimi i tregut eshte e vetmja menyre per te certifikuar procesin e vendosjes se kasave si te drejte dhe te barabarte per te gjithe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›