Vizat Franca ben barrikade

Ne nje opinion te publikuar ne faqen zyrtare te organizates qe njihet me emrin ESI dy kreret e saj Gerald Knaus dhe Alexandra Stiglmayer denoncojne ate qe mund te coje ne mosmbajtjen e premtimit te BE-se ndaj Shqiperise dhe Bosnjes.
Ashtu sic njoftoi TCH nje jave me pare pas mbledhjes se perfaqesuesve te vendeve anetare qe mbulojne Ballkanin Franca vazhdon te shfaqe qendrim problematik per heqjen e vizave.
Fakti qe Franca po sfidon rezultatet e Komisionit dhe qe argumenton se Bosnja dhe Shqiperia nuk duhet te marrin ne 2010-en ate qe Serbia mori ne vitin 2009 nuk ben gje tjeter vecse demton besueshmerine e dobesuar sakaq te BE-se ne te gjithe rajonin dhe sugjeron se kushtezimi i BE-se eshte politik dhe nuk ka lidhje me reformat thuhet ne faqen zyrtare.
Sipas Knaus dhe Stigelmayer Shqiperia dhe Bosnja nuk duhet te mberthehen nga daret e anti-myslymanizmit francez dhe kryqezates se koheve te fundit te ketij vendi kunder Komisionit Europian.
Disa besojne se ky veprim eshte pjese e nje kryqezate franceze kunder Komisionit i cili kohet e fundit kritikoi qeverine e Sarkozy mbi mbylljen e kampeve rome dhe debimin e banoreve te tyre ne Rumani. Te tjere argumentojne se ajo eshte e bazuar ne paragjykime populiste anti-myslimane. Popullsite e te Maqedonise Malit te Zi dhe Serbise jane kryesisht te krishtera. Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina por dhe Kosova se ciles ende nuk i eshte dhene nje proces i liberalizimit te vizave kane shumice myslimane thuhet ne ueb sajtin e ESI-t.
Burime konfidenciale rrefyen per TCH se Franca kerkon shtyrjen e heqjes se vizave me argumentin se Shqiperia dhe Bosnja kane ende shume pune per te bere ne fusha te tilla si reforma gjyqesore apo transparenca per financimin e partive politike kerkesa keto qe nuk jane pjese e kritereve qe duhet te plotesonin vendet sipas udherrefyesit per vizat.
Opinioni i ESI-t konfirmon edhe lajmin e TCH te publikuar qe me 13 qershor 2010 se pozicioni skeptik i Frances buron nga nivelet stratosferike te vendimmarrjes ne vend.
Ministria e Jashtme franceze mund te ndihmoje duke paralajmeruar pallatin Elyseacutee mbi demin e madh qe kjo pozite kundershtuese mund te kete per imazhin e Frances ne rajon nenvizojne Knaus dhe Stiglmayer.
Nderkohe qe kjo ceshtje diskutohet sot ne nivelin e ambasadoreve te vendeve anetare te BE-se ESI uron qe Franca te mbetet e izoluar me qellim qe procesi i heqjes se vizave te kurorezohet brenda afateve te pritura ne menyre qe te mos shtyhet per vitin e ardhshem.
Per sa kohe qe Franca qendron e vetme kundershtimet e saj mund te rrezohen lehte nga votat. Edhe ne qofte se nje ose dy shtete anetare i bashkohen kampit francez mund te arrihet gjithsesi shumica e cilesuar nje shumice prej tre te katertave thuhet me tej ne njoftim.
Pas votes ne seancen plenare te Parlamentit Europian te marten e ardhshme mbetet edhe nje muaj kohe per te bindur vendet skeptike anetare deri ne vendimin e Keshillit te BE-se i cili eshte parashikuar nga Presidenca belge me 8 nentor.