E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS 24 ore afat mazhorances

Partia Socialiste do ti jape shumices 24 ore kohe per te reflektuar per paketen e nismave te bera publike nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruci.

Socialistet nuk do te votojne ligjin per gjykaten administrative ne Kuvendin e Shqiperise nese me pare nuk do te marrin OK e mazhorances per kerkesen e tyre mbi ngritjen e komisionit hetimor per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Ky vendim i PS ka maturuar pas diskutimeve ne mbledhjen e grupit parlamentar dhe kryesise se partise ku eshte vendosur mos terheqja ne qendrimin e bere publik nga zoti Ruci.

Ne krye te paketes se PS qendron kerkesa per hetimin e zgjedhjeve me ngritjen e komisionit hetimor me shumice dhe drejtim te opozites dhe mandat te pakushtezuar per te hetuar dokumentacionin e ndodhur ne kutite e materialeve zgjedhore.

Si pjese te kesaj pakete socialistet ofrojne angazhimin e plote te tyre edhe per nje sere pikash te tjera nder te cilat kryerjen e nje reforme elektorale te bazuar ne raportin e OSBE/ODHIR dhe nga perfundimet qe do te nxjerre komisioni hetimor.

Gjithashtu kryerjen e nje reforme kushtetuese ligjore dhe institucionale qe synon forcimin e metejshem ne sistemin e drejtesise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›