Patozi PS te votoje ligjin

Ne nje deklarate per shtyp kryetari i grupit parlamentar te PD Astrit Patozi ka ftuar Partine Socialiste qe te votoje neser ne seancen parlamentare ligjin per gjykaten administrative. Patozi ka deklaruar se refuzimi per te votuar kete ligj do te ishte nje qendrim i gabuar ndaj partnereve amerikane. Ai ka shtuar me tej se ligji ne fjale nuk duhet te ngaterrohet me konfliktet politike dhe ka nenvizuar se mazhoranca eshte e gatshme te pranoje propozimet e opozites per te.