Patozi: Ligji i Lustracionit do të zbatohet

Pavarësisht presionit të institucioneve perëndimore për ligjin e hapjes së dosjeve, partia në pushtet, ajo demokratike duket e vendosur për ta zbatuar një ligj të tillë. Kryetari i grupit parlamentar Astrit Pazoti deklaroi sot në Parlament, se mazhoranca i mirëkupton shqetësimet e ndërkombëtare, por ka shtuar se Ligji i Lustracionit do të vihet në zbatim. "Ky ligj nuk ka qenë asnjëherë debat mes nesh dhe ndërkombëtareve, po ka qenë debat mes nesh dhe opozitës. Shqipërinë me Evropën e ndan mos denoncimi i krimeve tëe komunizmit"-tha ndër të tjerash Patozi.