Pollo:Qeveria mirëpret çdo monitorim nga BE-ja për dosjet
Zëvendëskryeministri Genc Pollo tha në seancën plenare në Kuvend se qeveria mirëpret çdo monitorim nga ana e Bashkimit Europian për zbatimin e ligjit të lustracionit. Qeveria dhe maxhoranca mirëpret monitorimin e zbatimit të këtij ligji nga ana e BE-se, deklaroi zv/kryeministri gjatë debatit të sotëm në parlament lidhur me ligjin e lustracionit. Pollo siguroi se Qeveria do të garantojë një zbatim korrekt e të paanshëm të këtij ligji, që çdo person i prekur nga zbatimi i këtij ligji ka mundësinë e ankimimit në të tre shkallët e gjykatave dhe vetëm pas shprehjes së gjyqësorit këto vendime marrin formë të prerë. Pollo ftoi opozitën që të marrë pjesë në Autoritetin e Kontrollit të Figurës, që përbëhet nga 5 anëtarë, nga të cilët 3 i takojnë opozitës