E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi dhe Meta: Qeveria të mbrojë jetën e mjekëve

Tiranë- Goditja e bluzave të bardha po kthehet në një fenomen shumë shqetësues për të gjithë, u shpreh sot Gramoz Ruçi, Kryetar i Asamblesë së PS-së, gjatë vizitës në Spitalin Ushtarak, ku pa nga afër gjendjen shëndetësore të mjekutr Agron Ylli. Ruçi ishte bashkë me kryetaren e Grupit kuvendor të PS-së, Valentina Leskaj tek Ushtaraku.

“Jemi sot këtu të apelojmë ndaj maxhorancës aktuale ndaj politikave diskriminuese të sektorit të shëndetësisë nga qeveria aktuale", tha Ruçi. Sipas tij, nuk është rastësi që në kulmin e korrupsionit qeveritar, qeveria aktuale nxjerr dufin duke ndaluar e duke anatemuar bluzat e bardha.

Sulmi ndaj mjekëve është kthyer në fenomen, tre u plagosën gjatë vitit 2008 në krye të detyrës. Ruli isustron frikën e mjekëve me një thënie: “Shprehja që dëgjova sot jo rëndom, por nga profesor që kanë dhënë në vite e në vite dhe kanë shpëtuar jetë njerëzish është  “kush e ka rradhën?”, tregon se shoqëria shqiptare duhet të ngrihet që të thotë SOS.

Meta: Mjeku i plagosur, qeveria te reagojeOra: 13:29Tiranë-Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka shkuar sot të vizitojë në Spitalin Ushtarak, mjekun që u plagos mbrëmë, Agron Ylli. Ai ka kërkuar që qeveria të reagojnë ndaj këtyre sulmeve vandalisteve ndaj mjekëve. Kjo është hera e tretë brenda një viti që nje mjek plagoset nga të afërmit e pacientëve.

Meta ishte i shoqëuar nga Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, të cilët sebashku u interesuan nga afër për gjendjen shendetësore të mjekut Endokrinolog, Agron Ylli.

Sipas Sekretarit te pergjithshem te LSI-se, Petrit Vasili, kriza ne shendetesi po shkaterron moralisht kete sistem. “Sali Berisha duhet te ndaloje perbaltjen e bluzave te bardha”, shtoi Vasili.

Agron Ylli, doktori i njohur i QSUT-së, si specialist i tiroideve dhe diabetit, me titull Professor doctor ra dje pre e një sulmi kriminal gjatë punës në një klinikë private. Agresori mësohet se i ka kërkuar atij një dokumnet falso për të nxjerrë të shoqen në KMCAP. Pas refuzimit të mjekur ai e ka goditur tre herë me thikë në bark mjekun. Ai  tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetën pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Nga të djathtët në pushtet deri tani e ka vizituar vetëm Tritan Shehu, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›