E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli: Trashëgimia kulturore në qendër të politikave të PD-së edhe gjatë mandatit të ardhshëm

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës, Genc Ruli ka inspektuar dje punimet restauruese të banesave të gurta të Gurgajt, gjuhëtarit Eqrem Çabej, shkrimtarit Ismail Kadare, që ndodhen në këtë qytet. Ruli ka premtuar se “Edhe në mandatin e dytë, qeveria aktuale do të vazhdojë të tregojë kujdes të veçantë për trashëgiminë kulturore të qytetit muze të Gjirokastrës”. Ministri Ruli, tha se “Ecuria e punimeve në banesat që ndodhen në zonën historike të qytetit jugor, është ndërmarrë në kohën e duhur, me financime të qeverisë shqiptare, që po zbatohen përmes UNESCO-s”. Duke folur për fondet që qeveria shqiptare ka akorduar për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës, Ruli tha se “Vetëm gjatë 3 viteve të fundit ne kemi investuar 2.2 milionë dollarë për restaurimet e objekteve në zonën historike të Gjirokastrës, nga 300 mijë USD të investuara gjatë 8 viteve të qeverisjes socialiste”. Kandidati i PD-së, për qarkun e Gjirokastrës, Genc Ruli siguroi se “trashëgimia kulturore dhe zhvillimi i turizmit në Gjirokastër do të vazhdojnë të jenë në qendër të politikave të qeverisë së PD-së edhe në mandatin e dytë të saj, pas fitores së zgjedhjeve të 28 qershorit”. Bashkia e Gjirokastrës, gjatë periudhës 2005-2009 ka përfituar 30% më shumë investime nga buxheti i shtetit, krahasuar me periudhën 2002-2005.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›