E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Ndarja e posteve është e nevojshme

Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, vetëm 23 ditë përpara zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike kërkon ndarjen e posteve administrative nga ato politike. Për Patozin, disa pozicione nuk do të ishin të udhës të përziheshin me pozicione ekzekutive. "Këta mund të jenë sekretarë organizativë dhe disa funksionarë të tjerë politikë të partisë, e cila do të ishte e udhës që të qëndronin më afër strukturave dhe më afër jetës së brendshme të Partisë Demokratike dhe të mos kishin pengesa ekzekutive në ushtrimin e funksioneve të tyre", tha ai. Nënkryetari i PD-së dhe kryetari i grupit parlamentar më të madh në Kuvend, Astrit Patozi, thotë se më 12 dhjetor do të vendoset nëse do të ketë ndryshime statutore ose ndarje të posteve partiake nga ato qeveritare. "Unë jam për harmonizimin e të gjitha posteve politike, por jo për një ndarje me thikë të këtyre posteve, sepse sa kohë që kryetari i partisë duhet të jetë patjetër Kryeministër, sigurisht që mund të ketë pozicione të tjera, që jo domosdoshmërisht duhet të jenë të ndara nga funksionet politike", tha Patozi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›