E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i pakicave malazeze takon Gjykanoviçin

Kryetari i shoqatës së pakicave malazeze në Shkodër, Burhan Çuliqi, së bashku me një përfaqësi të kësaj shoqate, kanë zhvilluar një takim në Mal të Zi me Kryeministrin e Malit të Zi Milo Gjukanoviç. Në qendër të bisedës ka qenë situata aktuale e pakicave malazeze në Shkodër. Përfaqësuesit nga Shkodra i kanë kërkuar Kryeministrit të Malit të Zi që të ndikojë pranë qeverisë shqiptare për të krijuar kushtet për hapjen e shkollave ku të mësohet gjuha malazeze. Kryetari i pakicave malazeze, Buhran Culic, tha se "kemi shtruar si problem të rëndësishëm krijimin e kushteve për të mësuar gjuhën malazeze. Është për të ardhur keq që fëmijët tanë po humbin trashëgiminë e të parëve, gjuhën. Gjatë këtij takimi me Kryeministrin Gjukanovic ne i kemi bërë të ditur situatën në të cilën ndodhet pakica malazeze në Shqipëri".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›