E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Nuk kemi nisur ende fushatën, vetëm takime me bazën



Partia Demokratike do të përmbyllë brenda këtij muaji procesin zgjedhor në gjirin e saj në të gjithë vendin. Kryetari i grupit demokrat, Astrit Patozi, bën të ditur këtë afat dhe thotë se selia blu nuk i ka ndezur ende motorët e fushatës elektorale dhe për momentin përfaqësuesit me të lartë të saj po takohen me bazën për të shpjeguar atyre ecurinë e reformave. “Ky tur komunikimi që ne kemi nisur dhe që nuk do të ndalet deri në 28 qershor, ka për qëllim jo vetëm të bëjë bilancet për arritjet dhe sukseset tona, por sidomos për të pasur një program sa më të qenësishëm dhe sa më serioz për 4 vitet e ardhshme të qeverisjes së PD-së. Brenda këtij muaji, besoj se nuk do të kemi asnjë degë pa zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re të PD-së”, - tha Patozi. Patozi kritikoi nga ana tjetër Partinë Socialiste, e cila sipas tij, po manifeston në këtë prag zgjedhjesh se ka frikë të marrë pjesë në garë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›