E Shtunë, 31 Tetor 2026

“I domosdoshëm një lidership me alternativë konkrete”

10/04/2009  Kreu i LSI-së në Korçë

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta zhvilloi dje një takim me të rinjtë korçarë në kuadër të fushatës “Koha për veprim” dhe “Rinia në veprim. Gjatë këtij takimi Meta vlerësoi si të domosdoshëm ndërmarrjen e një veprimi energjik për të dalë nga gjendja aktuale e për të krijuar një perspektivë më të mirë. “Të rinjtë meritojnë një lidership që ka alternativë konkrete dhe të gatshme, për të ndërmarrë ato veprime që e nxjerrin vendin nga kriza, nga papunësia dhe nga rritja e pandalshme e kostos së jetesës. E ardhmja e vendit tonë dhe e kombit tonë kërkon që të rinjtë të kenë më shumë besim në aftësitë e tyre, por dhe të krijohen më shumë hapësira në vendimmarrje për fatet e tyre dhe të vendit tonë”, - theksoi Meta. Njëkohësisht kreu i LSi-së u premtoi të rinjve se “ne do të veprojmë për të ndërtuar një sistem të maturës shtetërore dhe të Kartës së Bolonjës, që të mos i fusë në labirintet e burokracive të rinjtë, por t’i edukojë dhe t’i orientojë ata drejt punësimit të sigurt”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›