Gjinushi: E majta di ta drejtojë këtë vend
10/04/2009 Takimi me strukturat
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi zhvilloi dje një takim me strukturat e kësaj partie në njësinë 3 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Gjinushi ritheksoi dhe një herë se PSD-ja ka paralajmëruar që më 2005-n se rikthimi i Berishës është një rikthim mbrapa. Sipas tij, grupimi i majtë ka treguar se ka aftësitë ta çojë përpara këtë vend, se ka aftësitë të qeverisë shumë më mirë dhe ta nxjerrë vendin nga kriza ku e ka futur qeveria aktuale. “Mjafton kaq për të kuptuar domosdoshmërinë e ndryshimit, mjafton kaq për të kuptuar se pse populli në shumicë dërmuese do të votojë për të majtën. Është një fitore që do të arrihet së pari për meritë të alternativës që ne përfaqësojmë, si alternativa më e mirë, një alternativë e së majtës evropiane, si një alternativë që di të ndërtojë, që di të transformojë kryeqytetin, por që ka ditur të drejtojë dhe Shqipërinë, duke e nxjerrë nga gërmadhat e 97”, - u shpreh Gjinushi.