Zgjedhjet, debat në komisionin Ad Hoc

Partia Socialiste deklaron se nëse qeveria e kryeministrit Berisha pranon se nuk mund të pajisë me karta idenitetit kontigjentin e shtetasve pa pasaportë, do të diskutohet data e zgjedhjeve. Nënkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për zgjedhjet socialisti Kastriot Islami, tha se brenda javës tjetër procesi shkon në pikë kritike. Sipas Islamit, PS-ja ka propozimet e veta dhe në momentin e duhur do ti paraqesë ato publikisht. Menjëherë pas dekleratës së socialistëve, deputetët e mazhorancës përmes Fatos Hoxhës përjashtoi çdo mundësi për shtyrjen e zgjedhjeve. Hoxha akuzoi kryesocialistin Edi Rama se po saboton procesin e kartave përmes vendorëve socialist. Ndërsa zv.ministri i brendshëm Ferdninand Poni i pranishëm në komision Ad Hoc për të raportuar mbi procesin, tha se afatet janë plotësisht të arritshme madje kapacitet janë për më shumë se shtetasit e papasaportë. Në bazë të shifrave zyrtare në shqiperi ka një kontigjent prej 730 mijë shtetasish pa pasaportë.