E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi Opozita nuk po kryen detyren


Astrit Patozi, nënkryetar i Partisë Demokratike, u shpreh në emisionin “Top Story” në Top Channel se opozita nuk po bën punën e saj duke mos miratuar ligjet në Parlament dhe në këtë mënyrë është bërë një hap prapa në kuadër të integrimit të Shqipërisë.

“Ne bëmë një hap prapa sot pasi opozita u rikthye në marrëdhënien e saj të kushtëzuar me Parlamentin. Opozita nuk pranoi të votonte qoftë edhe kundër. Jemi përpara një situate dramatike për faj të opozitës”, tha Patozi.

“Shqiptarët prisnin nga opozita sepse Rama kishte deklaruar se do të ndërmerrte një kurs të ri, por asgjë nuk ka ndryshuar”, shtoi nënkryetari i PD-së.

“Ne vazhdojmë kursin tonë. Opozita kishte premtuar Ne bëmë një hap prapa sot pasi opozita u rikthye në marrëdhënien e saj të kushtëzuar me Parlamentin. Opozita nuk pranoi të votonte qoftë edhe kundër. Jemi përpara një situate dramatike për faj të opozitës

Astrit Patozi
Kryetar i grupit parlamentar, PD bashkëpunim në kuadër të integrimit. Rekomandimet e ndërkombatërve nuk përmbushen pa bashkëpunimin e opozitës dhe opozita premtoi se do ta bënte këtë gjë pa kushte dhe nuk mbajti premtimin”, u shpreh Patozi.

“Qytetarët shqiptarë presin nga opozita të bëjë punën e saj. Sot duhet të miratonim 5 ligje. Nuk mund t’i jemi mirënjohës opozitës vetëm se u rikthye në Parlament sepse kjo është detyra e saj”, deklaroi Patozi.

Shefi i grupit parlamentar demokrat u shpreh se opozita po mban një qëndrim absurd, të orkestruar nga kryetari i saj, që sipas tij ofendon institucionet.

“Kur ata erdhën në Parlament, e bënë thjesht për të parë edhe njëherë kopjet e ligjeve me shumicë të cilësuar dhe të jepnin opinionin e tyre. Kërkuan reformën zgjedhore, paralajmëruan se do kërkonin ndryshimin e rregullores, etj. Por më pas zoti Rama tha se, ‘nuk mund të marrim pjesë në miratimin e ligjeve roma për toma’. Një ofendim ky edhe për grupin e tij parlamentar”, nënvizoi Patozi.

Absurditeti sipas tij është shtuar me kërkesën që PS paraqiti sot për presidentin e Republikës, ndërkohë që në rend të ditës ishin cështje të tjera.

Më të rëndësishmen zoti Patozi ka konsideruar atë të integrimit evropian, pasi ka të bëjë me fatin e një vendi dhe jo me atë të personave të caktuar.

“Sot ishte cështja e mbeturinave dhe ajo e minierave. A mund të krahasohen këto cështje me atë të integrimit? Me gjithë respektin për minatorët, kjo nuk mund të krahasohet. Këtu flitet për marrëveshje të mëdha që kanë të bëjnë me fatin e integrimit të vendit. Sot papritur doli edhe cështja e presidentit. Është joetike përsa kohë ne e kemi një president, ndaj të cilit ata duket se s’kanë asnjë rezervë”, shtoi Patozi. 

Reformat
Berisha: Mirëpresim propozimet e opozitës
Ligjet, PS nuk jep votën
Berisha: Opozita qëndrim bllokues

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika PS: Mafia italiane në biznesin e mbetjeve
Edhe pse opozita e kundërshtuar fort ligjin për menaxhimin e mbetjeve, maxhoranca e miratoi draftin në punimet parlamentare të së enjtes, Kur do marrë fund lufta e pushtetit kundër “Top Channel”-it?
Mustafa Nano - Po ndiqja parmbrëmë në TV ngjarjen në ish-Kinostudio, dhe të them të drejtën, ish një ngjarje që më kapi në befasi. Me vendimin për të prishur Piramidën, e quaja të mbyllur historinë e karfosjes mes pushtetit të Berishës dhe “Top Channel”-it. Berat, Këshilli i Qarkut “kalon” djathtas
Këshilli i Qarkut në Berat do të drejtohet nga koalicioni i Aleancës për Qytetarin. Petrit Sina u zgjodh kryetar i qarkut, pasi katër këshilltarë socialistë kaluan me Partinë Demokratike dhe LSI-në.
SHBA, presion Tiranës për Iranin
Një përpjekje e Teheranit për t’ju afruar Shqipërisë, u ndoq me shumë vëmendje nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe sekretarja Clinton i kërkoi qeverise shqiptare të mos nënshkruajë asnjë marrëveshje me Iranin. Arsimi publik është në duar të militantëve
Mustafa Nano - Dje, në “Shqip” ishte publikuar një letër, që një mësuese nga Korça, Ana Verushi, ia dërgonte ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj.

Lajmet kryesore

Ligjet, PS nuk jep votën
Ruci: Më parë rregullorja; Patozi: S’ka kohë për integrimin

Berisha: Mirëpresim propozimet e opozitës
PS: Mafia italiane në biznesin e mbetjeve
Fakte për manipulimin e votës në Kuvend
Vlorë, digjet endacaku

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›