E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Falja e Gjakut", përfaqësues i Shqipërisë për çmimet “Oskar”

Filmi "Falja e Gjakut" është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në seksionin e filmave jo angishtë folës për çmimet “Oskar”. Ky film vjen me skenar të Andamion Muratajt dhe regji të amerikanit, Joshua Marston. Filmi fokusohet në pasojat e gjakëmarrjes, në Shqipëri mbi brezin e ri dhe tregon sfidat në luftën mes modernes dhe së vjetrës.
 

“Falja e Gjakut”, i zhvillon ngjarjet në një fshat të Shkodrës. Niku dhe Rudina janë dy adoleshentë, të cilët bëjnë një jetë të zakonshme. Jeta e tyre merr një kurs të papritur, ku babai i tyre akuzohet për vrasje, dhe meshkujt e familjes së tyre ngujohen dhe gratë punojnë për të mbajtur familjen. Filmat me metrazh të gjatë të cilat kandiduan, për të marrë pjesë në “Academy of Motion, Picture, Arts and Science-2012”, janë; filmi “Balkan Bazar”, me skenar dhe regji të Edmond Budinës, filmi “Amnistia” me skenar dhe regji të Bujar Alimanit. Një tjetër film ishtë “Maya”, me skenar të Luljeta Leshanakut dhe regji të Pluton Vasit.

Komisioni përzgjedhës përbëhej nga, Teodor Laço, Esat Musliu, Bujar Lako, Durim Neziri, Agron Tufa. Një nga motivacionet, me të cilat është përzgjedhur “Falja e Gjakut”, është se filmi është pritur shumë mirë nga publiku dhe kritika shqiptare për trajtimin me origjinalitet dhe freskinë artistike, të një problemi që mbetet i mprehtë për shoqërinë tonë. Filmi “Falja e Gjakut”, u shfaq premierë në Shqipëri në datë 17 shtator. Ai tashmë ka rrëmbyer disa çmime prestigjoze ku mund të përmendim, çmimin “Ariu i Argjendë”, në festivalin e filmit të Berlinit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›