Tre skenaret e borxhit

Borxhi i qeverisë përballet këtë vit me tre skenarë që varen direkt nga ecuria e ekonomisë.
Zyrtarisht këtë vit qeveria parashikon që rritja ekonomike e vendit të jetë 5 për qind. Sipas këtij varianti, borxhi publik i vendit shkon në fund të vitit në 59.4 për qind të prodhimit kombëtar.
Por ky është skenari me optimist krahasuar me dy të tjerët. Dy ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se rritja ekonomike mund të jetë dy herë më e ulët se sa ajo që thotë qeveria, vetëm 2.5 për qind.
Nëse vërtetohet ky parashikim, atëherë borxhi publik i Shqipërisë për herë të parë që nga viti 2005 e tejkalon kufirin maksimal prej 60 për qind që ka vendosur Parlamenti me ligj.
Këto janë dy skenarët që lëvizin në ekstrem, që bazohen mbi parashikimet optimiste të qeverisë dhe ato konservatore të FMN.
Ka edhe një skenar të tretë, që në kushtet aktuale duket si më i mundshmi dhe që është ai i Bankës së Shqipërisë. Banka qëndrore vlerëson se rritja ekonomike e vendit në 2011 do të jetë në të njëtat ritme si vitin e kaluar, rreth kufirit 3.4 për qind.
Me këtë skenar borxhi i qeverisë shkon në 59.8 për qind, në limitet e kufirit ligjor. Më shumë gjasa borxhi i qeverisë do të jetë këtë vit më i lartë se sa shifra zyrtare e buxhetit.
Rritja e ulët ekonomike e ka bërë më të vështirë mbajtjen e detyrimeve të qeverisë nën kontroll, duke i vërtitur ato rrezikshëm në kufirin maksimal të 60 për qindëshit.
Kjo situatë po e detyron qeverinë që në muajt e fundit të ulë shpenzimet, duke goditur më fort investimet publike. Në muajin gusht, për të kompensuar rënien e të ardhurave, qeveria investoi në ekonomi dy herë më pak nga sa kishte parashikuar në buxhet.
Skenari i një rritjeje më të ulët ekonomike dhe ecurisë së dobët të të ardhurave mund të imponojë shkurtime edhe më të mëdha të investimeve muajt e ardhshëm, dhe ashtu sikur ka ndodhur vitet e tjera, sektorët që goditen më shumë janë gjithmonë arsimi dhe shëndetësia.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Berisha, ftesë nga Nasdaq
Kryeministri Sali Berisha mbylli tregun elektonik te aksioneve ne Nasdaq, bursa e dyte me e rendesishme e aksioneve ne Shtetet e Bashkuara. Ky ishte nje rast shume i mire per kryeministrin Berisha per te reklamuar ne televizionet ekonomike amerikane, qe transmtojne drejtpersedrejti mbylljen e bursave nderkombetare, modelin ekonomik shqiptar. Beteja e humbur me korrupsionin
Instituti i Statistikave publikoi për herë të parë një anketë që përpiqet të masë nivelin real të korrupsionit Shqipëri, duke pyetur 5700 qytetarë në të gjithë vendin. Rezultatet tregojnë se 1 në 3 qytetarë, që troket në zyrat e shtetit ose paguan, ose i kërkohet rryshfet. Financat, nisin negociatat për buxhetin
Në Ministrinë e Financave ka zhvillime intensive për përgatitjen e buxhetit të shtetit për vitin 2012. Në fund të muajit gusht, të gjitha ministritë dhe institucionet e tjera kanë paraqitur buxhetet paraprake, duke iu përmbajtur planit të miratuar në korrik për tavanet e shpenzimeve të lejuara. Shqiptarët harxhuan më pak në bixhoz
Sasia e parave që shqiptarët lënë nëpër lojëra fati, kazino e lotari të ndryshme këtë vit besohet se është reduktuar paksa në raport me një vit më parë, bëhet e ditur nga raporti për të ardhurat buxhetore të Ministrisë së Financave. “Ekonomia botërore në rrezik”
Vlerësimet e sapo publikuar të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që kanë ulur sërish rritjen ekonomike për Shqipërinë lidhet me kontekstin ekonomik botëror.
Lajmet kryesore
Ligjet, PS nuk jep votën
Ruci: Më parë rregullorja; Patozi: S’ka kohë për integrimin
Berisha: Mirëpresim propozimet e opozitës
PS: Mafia italiane në biznesin e mbetjeve
Fakte për manipulimin e votës në Kuvend
Vlorë, digjet endacaku