Michielsen: Në Kosovë, ende punë për tu bërë
Ambasadori belg në Sofje, Mark Michielsen gjatë një takimi të mbajtur me ministren e Integrimit Vlora Çitaku, ka deklaruar se ende ka shumë për tu bërë në Kosovë.
Për Michielsen, duhet një mobilizim gjithëpërfshirës shoqëror në mënyrë që Kosova të avancojë me shpejtësi të duhur drejt integrimit në BE.
Ambasadori belg konfirmoi mbështetjen që do të ofrojë për Kosovën, në rrugën drejtë plotësimit të gjitha standardeve të nevojshme për integrim sa më të shpejt në BE.