Përdhunim në Big Brother

Daniel Echaniz
Një përdhunim, i transmetuar drejtpërdrejtë në televizion ka ndodhur këtë fundjavë në Brazil. Ngjarja ka ndodhur në realiti shoun Big Brother dhe për këtë policia ka konfirmuar se ka nisur hetimet.
Shikuesit janë tmerruar kur në orët e para të dielës kanë parë pjesëmarrësin në garë, Danile Echaniz, 31 vjeç duke detyruar me forcë konkurrenten tjetër 23 vjeçaren Monique Amin që të kryej marrëdhënie me të.
Echaniz, me profesion model është parë që të shkojë në krevatin e studentes Amin duke përfituar nga fakti se ajo kishte konsumuar shumë alkool.
Pas kësaj, Amin është pyetur në dhomën sekrete për këtë por ajo është shprehur se mban mend pak gjëra nga nata e kaluar.

Monique Amin
Në një kohë që spektakli e ka gëlltitur këtë skandal që u transmetua në programin më të ndjekur në Brazil, policia ka shkuar në shtëpinë ku zhvillohet ky spektakël dhe ka marrë në pyetje 23 vjeçaren.
Pas tre orësh policia e ka marrë vajzën për të kryer ekzaminime për përdhunimin.
Policia i ka kërkuar stacionit TV Globo që të ndalojë transmetimin e spektaklit që prodhohet nga Endemol ose të eliminojë Echaniz.
Spektakli ka nisur të premten dhe përdhunimi i supozuar ka ndodhur vetëm dy ditë më pas.
Vendimi për eliminimin e konkurrenti, i cili nëse shpallet fajtor rrezikon nga gjashtë deri në 10 vite burg, është shpjeguar nga prezantuesi i spektaklit me anë të një komunikate.
Big Brother Brazil është në serinë e 12-të dhe ka një shikueshmëri mbi 8 milion. Vitin e kaluar finalja u ndoq nga 154 milion njerëz.