E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Konkurrenca", ndryshime ne ligj

Rozeta Rapushi
Ndryshon ligji per mbrojtjen e konkurrences, ne funksion te lirise se tregut dhe konkurrences se ndershme. Gjate mbledhjes se djeshme te Task-Forces per konkurrencen, u mbyllen shqyrtimet e ndryshimeve qe pesoi ligji per "Mbrojtjen e Konkurrences". Gjate kesaj mbledhjeje, kryeministri Sali Berisha i vleresoi ndryshimet qe i behen ketij ligji te nje rendesie percaktuese per lirine e tregut. "Asgje nuk eshte me percaktuese per fatin e lirise se tregut, sesa nje konkurrence e ndershme. Institucioni i konkurrences ka bere nje perpjekje te madhe serioze dhe gjate ketyre viteve, ka krijuar nje praktike te pasur, serioze dhe ka konstatuar se ligji ekzistues ne teresi qendron, por dinamika e zhvillimit te tregut kerkon disa nderhyrje te tjera shume te rendesishme, ne menyre qe konkurrenca e lire te jete e me e garantuar",-tha Berisha. Sipas tij, ky projektligj, erdhi si produkt i konsultimeve te gjera te Autoritetit te Konkurrences, Ministrise se Ekonomise, Ministrise se Financave dhe grupeve te interesit dhe se ne shqyrtimin e tij eshte marre e gjithe koha e duhur per shqyrtimin me te plote e me serioz te mundshem te ndryshimeve ligjore shume te rendesishme. "Ekonomia shqiptare, ndodhet nder vendet me te lakmueshme ne bote per kreditimin, lehtesirat e kreditimit dhe garancite e investimeve, por ne kete periudhe, ekonomia shqiptare ka jetike ndryshime rrenjesore ne kompetivitetin e saj, nje proces ky kompleks, multifaktorial, por jetik", vleresoi kryeministri. Sipas tij, kjo ekonomi po te perballet gjithe e me me sukses dhe do te ece gjithnje e me sigurt ne oren globale. "Reformat, te cilat ne duhet dhe po i ndermarrim, duhet te kene si objektiv me kryesor permiresimin e ndjeshem te treguesit te kompetivitetit. Me ministrin kemi diskutuar qe te vendosim lidhje me "babain" modern te ketij koncepti, profesorin e "Harvardit" Michael Porter, ne menyre qe te perfitojme ne fushen e kompetivitetit", theksoi kryeministri. Ne analizen e tij, kryeministri Berisha theksoi se ekonomia shqiptare, ne reforma te thella e te gjithanshme, ia ka dale te jete ne krye te listes ne bote per barren fiskale dhe lirine fiskale, por dinamika e ekonomise kerkon ndryshime cilesore ne konkurrueshmerine e saj. Ne kete ligj, tha me tej Kryeministri, eshte bere nje perpjekje e madhe per te gjetur zgjidhje dhe dhene pergjigje ligjore problemeve, te cilat nuk kane pasur pergjigje ligjore eficente gjate ketyre viteve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›