Skandali Pango, Topi: Reagimi im institucional

Presidenti Topi ka thyer heshtjen duke u shprehur në lidhje me shkarkimin e ish ministrit të kulturës Ylli Pango. Topi është shprehur se shkarkimi i tij është bërë në mënyrë institucionale dhe se ky shkarkim ka ardhur pas propozimit të Kryeministrit Berisha. Topi gjithashtu deklaroi se do ta dekretojë ministrin e ri sapo ti vijë propozimi. Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka firmosur dje shkarkimin nga posti i ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Ylli Pangos si pasojë e një skandali seksual ku ai u shfaq në emisionin "Fiks Fare" duke ngacmuar seksualisht një vajzë të re, duke i ofruar asaj punë në administratë.