Patozi: “Parlamenti vendos për hapjen e kutive të votimit”
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së i cilëson absurde kushtet e PS-së. “As kryeministri dhe as Parlamenti nuk mund t’i hapin kutitë e votimit”
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, është shprehur dje kundër kushteve të Partisë Socialiste për t’u kthyer në Kuvend. Patozi i ka cilësuar absurde kërkesat e Partisë Socialiste, e veçanërisht kërkesën për hapjen e kutive të votimit dhe numërimit të votave në disa qarqe të vendit. Kryetari i deputetëve demokratë është shprehur se për hapjen e kutive të votimit ka një vendim të formës së prerë të Kolegjit Zgjedhor dhe se as kryeministri Berisha dhe as Parlamenti nuk kanë tagrin për të marrë vendime të tilla. Patozi gjithashtu i ka cilësuar kushtet e PS-së si pretekste që ka gjetur Rama për t’u rizgjedhur sërish në postin e kryetarit të kësaj partie. Sipas Patozit, bojkoti i PS-së do të përfundojë menjëherë sapo Rama të rizgjidhet kryetar i kësaj partie.
Kundërshtimi
“Na kërkohet të hapen kutitë. Por unë mund të them se kutitë janë hapur dhe janë numëruar votat. Për këtë çështje kanë folur institucionet përkatëse dhe ka një vendim të prerë përfundimtar të Kolegjit Zgjedhor. Ne nuk mund të bëjmë asgjë.
Kutitë e votimit nuk hapen nga kryeministri apo nga Parlamenti, po nga institucionet përkatëse. Kushtet e opozitës janë pretekste për shkak të debatit të brendshëm në Partinë Socialiste”, - është shprehur kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Patozi.
Sipas tij, Rama po e përdor këtë si pretekst për të justifikuar humbjen e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit. “Besoj se nuk ka debat mes maxhorancës dhe opozitës për zgjedhjet, sepse ky debat është mbyllur njëherë e përgjithmonë më 28 qershor, debat që ne e kemi fituar dhe ata e kanë humbur. Tashmë është e qartë se ka një debat të brendshëm në PS për mënyrën se si ajo humbi dhe për mënyrën se si ajo nuk arriti rezultatet që priste në zgjedhje. Për fat të keq, Rama e ka bindur veten dhe po kërkon të bindë dhe të tjerët për ndeshjen që nuk është humbur. Kushtet e Partisë Socialiste nuk janë për maxhorancën, por janë për vetë PS-në, që të rikonfirmohet Rama si kryetar. Këto janë pretekste që të justifikohet bojkoti, të justifikohet humbja. Janë kërkesa absurde”, - është shprehur Patozi.
Kryetari i grupit kuvendor demokrat shprehu besimin se Partia Socialiste do të rikthehet në Parlament në respekt të elektoratit të saj, por dhe për të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Sipas Patozit, fill pas përfundimit të garës së brendshme elektorale në PS dhe pas rikonfirmimit të Ramës në postin e kryetarit, Grupi Parlamentar i PS-së do të heqë dorë nga bojkoti i punimeve të Kuvendit të Shqipërisë. “Socialistët do të kthehen në Kuvend pas zgjidhjes së problemeve brenda selisë rozë”, - është shprehur Patozi.
65 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të opozitës kanë bojkotuar dy seancat e para të Kuvendit të ri të Shqipërisë më 7 dhe 8 shtator, pas vendimit politik të kësaj partie për ta kushtëzuar pjesëmarrjen e saj në Parlament, ku më kryesorja e të cilave është kërkesa për një hetim dhe transparencë ndaj procesit zgjedhor të 28 qershorit. Dy ditë më parë Komisioni Europian në Tiranë, përmes ambasadorit Helmut Lohan, i bëri thirrje opozitës që debatin e saj politik ta zhvillojë brenda institucioneve, dhe jo jashtë tyre.
12 Shtator 2009