Zbardhen pasuritë e ministrave të rinj të qeverisë
Deklarata e pasurisë së Kserës, Tafajt, Priftit, Xhaferajt dhe Imamit. Gjendja financiare e ministrave për vitin 2008 ka qenë në nivel modest
Shaban Sulçe
Zbardhet pasuria e 5 ministrave të rinj të qeverisë “Berisha 2”. Gazeta “Albania” publikon sot deklaratat e pasurisë që 5 anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar kanë depozituar për vitin 2008 pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Konkretisht, bëhet fjalë për deklaratat e pasurisë të ministrit të ri të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ministrit të ri të Kulturës, Turizmit, Rinisë e Sporteve, Ferdinand Xhaferaj; ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami; ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj; ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti.
Pasuri modeste
Ashtu si për kolegët e tyre, edhe për ministrat e rinj viti 2008 nuk ka qenë një vit shumë i suksesshëm financiar. Të paktën në të dhënat që konstatohen në deklaratat e tyre të pasurisë. Në deklaratat e tyre konstatohen llogari bankare me shuma modeste, ndërkohë që Ksera (i cili gjatë vitit 2008 ka qenë prefekti i qarkut Gjirokastër) dhe Arben Imami (këshilltar i kryeministrit), kanë deklaruar si pasuri për vitin e kaluar vetëm të ardhurat nga paga e tyre vjetore për funksionet që kanë ushtruar. Edhe në llogarinë bankare të deputetit të LSI-së Dritan Prifti konstatohen pakësim të shumave financiare. Gjatë vitit të kaluar Prifti ka pakësuar në nivel 0 të paktën tri llogari bankare.
Më i pasuri
Kreu i ri i Ministrisë së Arsimit, Myqerem Tafaj, rezulton ministri i ri që ka e pasur 2008-n si vitin më të mbarë financiar. Kjo për shkak të aktivitetit të tij në fushën e mësimdhënies përtej kufijve të Shqipërisë. Tafaj ka përfituar një pension rreth 25 mijë euro nga puna e tij si pedagog në një prej universiteteve gjermane. Ndërkaq, ministri i ri i Kulturës, Ferdinand Xhaferaj, rezulton ende kreditor. Ai ka për të shlyer një shumë financiare prej 60 mijë eurosh në një prej bankave të vendit.
Deklaratat e pasurisë për vitin 2008
Spiro Ksera
Të ardhurat
1 354 000 lekë të ardhura nga paga vjetore si prefekt i qarkut të Gjirokastrës
559 111 lekë të ardhura nga paga vjetore e bashkëshortes
Myqerem Tafaj
1 551 912 lekë likuiditete (shtesa) në llogarinë bankare në Bankën Raiffeisen
134 000 lekë likuiditete (shtesë) në llogarinë bankare të bashkëshortes në Bankën Raiffeisen
18 679 euro likuiditete (shtesa) në llogarinë bankare në Landesbank, Shtutgard, Gjermani
1 686 300 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblimet nga puna si këshilltar pranë Këshillit të Ministrave
142 695 lekë të ardhura nga honoraret nga Ministria e Arsimit për punën si anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Komisionit të Vlerësimit të Titujve e Gradave
221 079 lekë të ardhura nga puna si pedagog i jashtëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës
1352 euro pagesa nga Universiteti Shtutgard-Hofenheim, Gjermani, për kontribute si anëtar i Komitetit Drejtues të Projektit TEMPUS
934 euro honorar nga fondacioni “HUMBODT” për pjesëmarrje në konferenca
22 284 euro pagesa për kthimin e kontributit të sigurimit për pension (gjatë kohës që ka punuar si pedagog në Universitetin e Shtutgardit, në periudhën shtator 2001-shtator 2005), nga Agjencia Federale e Pensioneve
430 129 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblimet e bashkëshortes si drejtoreshë kopshti
2500 dollarë detyrim i mbetur për t’u shlyer për blerjen e një automjeti
Enkelejda Myqerem Tafaj (Vajza)
13 000 euro likuiditete në INGDIBA Bank, Shtutgard
3 000 euro likuiditete në Kreissparkasse Bank
6000 euro shuma e shpenzuar për blerjen e një automjeti tip “Golf”
38 700 euro të ardhura nga puna si kërkuese në Universitetin e Shtutgardit
256 000 euro kredia e marrë për blerjen e një apartamenti në Shtutard, Gjermani
8700 euro shuma e shlyer gjatë vitit 2008 për kredinë e mësipërme
192 000 euro gjendja e detyrimit të mbetur pa shlyer
Arben Imami
1 200 000 lekë të ardhura nga puna në Këshillin e Ministrave
840 000 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortes
Ferdinand Xhaferri
20 000 euro shuma e shpenzuar për likuidimin e ambientit të prenotuar, që është në ndërtim, me sipërfaqe 80 m2.
836 240 lekë gjendje në llogarinë bankare në Bankën “Credins”.
1000 euro gjendje kesh
11 000 euro shuma e investuar nga gruaja në aktivitetin e saj privat, nga të cilat 5500 euro janë paguar, ndërsa 5500 do të shlyen gjatë vitit 2009
1 590 570 lekë të ardhura nga paga si deputet dhe pjesëmarrja në komisionet e Kuvendit
800 000 lekë të ardhura nga dietat e Kuvendit
3 600 000 lekë të ardhura nga puna e bashkëshortes në aktivitet privat si dentiste
300 000 lekë të ardhura nga dhënia me qira e garazhit
98 100 lekë të ardhura nga puna si pedagog i jashtëm në Akademinë e Mbrojtjes
2 100 000 lekë shuma e shlyer gjatë vitit 2008 për kredinë e marrë në ish-Bankën e Kursimeve
1 179 448 lekë gjendja e detyrimit të mbetur pa shlyer për kredinë e mësipërme
10 522 euro shuma e shlyer gjatë vitit 2008 për kredinë e marrë në Bankën Kombëtare të Greqisë, NGB
61 284 euro gjendja e detyrimit të mbetur pa shlyer për kredinë e mësipërme
250 000 lekë shuma e shpenzuar për shkollën e vajzës
Dritan Prifti
11 829 dollarë shuma e shtuar në llogarinë bankare në Bank of America, nga transfertat e bëra nga Royal Bank në shumën 35 580 USD
25 dollarë shuma e mbetur nga pakësimi në llogarinë në Raiffeisen Bank
2425 lekë pakësim në llogarinë bankare në Raiffeisen Bank
1 413 082 lekë të ardhura nga paga si deputet i Kuvendit të Shqipërisë
307 800 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortes si administratore në një firmë private
12 Shtator 2009