E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Per spiunet, presim

Partia Demokratike eshte e gatshme te toleroje ne kohe per diskutimet ne projektligjin per verifikimin e ish-bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit. Kryetari i grupit demokrat, Astrit Patozi, tha dje se demokratet nuk kerkojne te miratojne nje projekt te njeanshem, por kerkojne dhe konsensusin e opozites. Per pasoje, jane te hapur per diskutime te metejshme per projektin e hapjes se dosjeve te ish-sigurimsave me te majten. "Ne jemi te duruar. Nuk kerkojme te miratojme nje ligj te njeanshem. Jemi te hapur per diskutime", tha Patozi. Sipas tij, mazhoranca eshte e gatshme te diskutoje gjeresisht mbi kete ceshtje me opoziten per te gjetur nje variant konsensual dhe te pershtatshem per te miratuar. "Ne duam nje ligj konsensual, por me shume se koha duhet vullneti i opozites. Vete opozita eshte me e interesuar per kete gje", u shpreh Patozi nje dite pasi opozita bojkotoi mbledhjen e komisionit te ligjeve se nuk ra dakord me variantin e PD per draftin e "spiuneve". Sipas kreut te grupit demokrat, per te djathtet nuk perben problem koha, por diskutimi dhe shqyrtimi i projektit dhe me opoziten per te arritur ne nje variant konsensual e te pranueshem nga te gjitha palet. Qendrimi i Patozit vjen dhe pas reagimit te institucioneve nderkombetare ne vend si OSBE, e cila theksoi, dy dite me pare, nevojen e gjetjes se konsensusit mes forcave politike per kete projekt te rendesishem. Nderkohe qe, sipas Patozit, deputetet demokrate jane te hapur per te negociuar mbi kete ceshtje, ne dorezimin e nje projekti te vetem ne Komisionin parlamentar te Ligjeve. Dy dite me pare, ne te PD dorezoi nje projekt te ri te saj, pa marre konsensusin e opozites se majte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›