E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Përgjegjësia nuk është e gjitha e Berishës

Nënkryetari i PD-së kërkon analizën për humbjen e PD

patoziNënkryetari Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në një intervistë për abcneës, kërkon të bëhet një analizë e përgjithshme për humbjen e thellë të kësaj partie në zgjedhje. Mbi të gjitha refuzoj të flas për Sali Berishën në kohën e shkuar. Ai ka shumë për të dhënë për të sotmen dhe të ardhmen e PD-së dhe besoj se kontributi i tij do të jetë thelbësor në ringritjen e PD me shpejtësi në nivelet më të mira që ka patur ndonjëherë, deklaron Patozi. Nënkryetari i PD ka bindjen se PD edhe pse më numra të pakët në parlament do të jetë pushteti moral i vendit dhe një forcë politike që do të ngrihet më shpejtësi për të fituar zgjedhjet e radhës. PD është arti i burrave të fortë dhe grave të forta, të cilët kanë parë shumë në këto tallaze të politikës, i kanë provuar të gjitha dhe PD është parti e profesionistëve njerëzve me integritet, të cilët me shpejtësi marramendëse do të ngrihen dhe do të jenë avokatë të padiskutueshëm të të gjithë atyre që do ta ndjejnë vetën në opozitë deri në zgjedhjet radhës. Patozi, i cili kryesoi listën e qarkut të Vlorës, ku e djathta mori katër mandate përkundër 8 mandateve të së majtës, thotë se për humbjen përgjegjësia nuk mund të jetë personale e Sali Berishës. Sali Berisha e personalizoi më shumë se çduhet përgjegjësinë e humbjes, nuk i heq asnjë meritë si ndjehemi njësoj përgjegjës në të gjitha nivelet për atë që ndodhën. Ajo për të cilën flasin të gjithë pas dorëheqjes së Berishës është kush do të jetë pasuesi i tij. Këtu vjen momenti i rezervimit, momenti ku nënkryetari demokrat mjaftohet të thotë se PD është forcë politike me potenciale të mëdha, që e ndjen veten në opozitë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›