E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa i lumtur atëherë kur nuk kishte opozitë (FOTO)

Share

Të hënën kryeministri u shfaq përpara deputetëve të tij në mbledhjen e zakonshme të Byrosë Politike. Foli për më shumë se një orë dhe lëshoi vrer e mllef kundër opozitës. Televizionet transmetonin live shpërthimin e tij. Deputetët nuk pipëtinin. Ishte si një konferencë për shtyp.

Të martën pasdite doli përpara gazetarëve, kësaj here në konferencë për shtyp. Për rreth dy orë lëshoi mllef e vrer kundër opozitës se po bllokon integrimin e vendit. Ndërkohë në Bruksel shpallej se Serbia po merrte statusin e vendit kandidat, kurse në Tiranë kryqëzohej opozita se po pengon qeverinë që të çojë vendin përpara. Lexojeni mirë: qeverinë, atë që qeveris.

Të mërkurën doli sërish në mbledhjen e Byrosë Politike. Kësaj here përpara ministrave. Sërish asnjë pipëtimë. Sërish një orë alla Fidel Kastro me një lumë me vrer e mllef kundër opozitës. Fjali gjysmakë, sy të picërruar, fytyrë e skuqur. A ia vlen të dëgjosh tre ditë rresht një njeri që bllokon ekranet për të vjellë vrer për opozitën?

Ne e dimë që ka në mendje periudhën kur nuk kishte opozitë dhe ai ishte kredhur i lumtur në krahët e nomenklaturës. Gazeta Tema po sjell një koleksion të atyre ditëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›