E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Rama, përpjekje për të përfituar politikisht. Topalli: PS s’heq dorë nga hipokrizitë

16-02-2012 / Gazeta 55

Reshjet e dëborës, debate mazhorancë-opozitë në Kuvend

UPDATE- Seanca parlamentare nisi me debate dhe ndërprerje të menjëhershme të saj. Gramoz Ruçi, si kreu i grupit të deputetëve socialistë, kërkoi që deputetët të diskutonin mbi zonat në fatkeqësi natyrore, pavarësisht se PS s’kishte dorëzuar kërkesë për interpelancë. “Hipokrizi dhe shkelje të procedurës e Rregullores së Kuvendit”, e quajti kryeparlamentarja Topalli qëndrimin e Ruçit. Pas disa minuta ndërprerje seanca rifilloi me dy diskutime të Erjon Braçes dhe Astrit Patozit, për çka paraprakisht u ra dakord. Opozita paraqiti planin e saj për kapërcimin e situatës, ku ndër të tjera parashikohen kujdesi shëndetësor, shpërndarja njëherësh e disa-muajve ndihmë ekonomike, pensioneve, si dhe rialokim fondesh për mirëmbajtjen e rrugëve.
Është jashtë çdo morali politik, theksoi Patozi, përpjekja e kreut të opozitës, Rama për të ndarë shoqërinë, për të përfituar politikisht nga situata, duke ngritur dhe struktura paralele. Sipas tij, qeveria nuk mund të parashikojë motin, por lehtësisht e parashikueshme prej saj është sjellja politike e Ramës sa herë ka fatkeqësi natyrore dhe disfatat që ai pëson pas tyre. Kryetari i grupit socialist Ruçi ka theksuar se kjo seancë nuk mund të vijojë normalisht pasi vendi po kalon një situatë emergjente. “Vendi po kalon në një situatë jo normale dhe në këto kushte çdo Parlament nuk do të merret me punën rutinë por të informonte për situatën. Shefi i ekzekutivit duhet të ishte në seancë ku të raportonte për situatën dhe të kërkonte edhe mendimin e të zgjedhurve të popullit qofshin këta të mazhorancës apo të opozitës. Edhe pse kemi dallime kjo fatkeqësi duhet të na bashkojë dhe oferta e opozitës është bërë e njohur prej ditësh”- tha Ruçi. I menjëhershëm ishte reagimi i Kryetares së Kuvendit, e cila deklaroi se “deklarata e tij është jashtë rendit të ditës”. “Hipokrizia nuk ju mungon, por të ishte serioze do të bënit pyetje dhe interpelancë. Je kundër rregullores”- ka theksuar Topalli ndërsa më pas ka njoftuar edhe ndërprerjen e seancës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›