Patozi-Ruci debat per integrimin ne Parlament
Kuvendi i Shqipërisë mbajti pa asnjë produkt konkret seancën e fundit para publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian.
Ligjet me shumicë të cilësuar votash, jo vetëm që nuk u votuan, por Partia Socialiste e quajti provokim mbajtjen e tyre, në rendin e ditës për çka mori dhe përgjigjen e homologut të tij demokrat.
Gramoz Ruçi bëri të qartë se nuk do të votojnë ato që Komisioni Europian rekomandoi para një viti, nëse mazhoranca nuk pranon paketën prej dhjetë pikash të opozitës, pakete që, siç konfirmoi Astrit Patozi, nëse do opozita mund të gjeë zbatim vetëm në radhët e saj.
Disa herë gjatë fjalës së tij, Patozi solli në vëmendje se Edi Rama ngre gjithnjë postoblloqe kur bëhet fjalë për integrimin euroatlantik të shqiptarëve.
E bëri këtë me anëtarësimin e vendit në NATO, loboi kundër liberalizimit të vizave, për së dyti po bllokon statusin e kandidatit.
Dhe me fuqinë që i jep pakica bllokuese e shumicës së cilësuar, Patozi tha se Rama hodhi dhjetëpikëshin në tavoline, jo për integrim, por për Pazar.
Mazhoranca shfaqi gadishmërinë për reformën zgjedhore e përqasjes së rregullores se Kuvendit me standardin e Parlamentit Europian, për çka vuri në dyshim angazhimin e opozitës.
Në fund të këtij debati, kryetarja e Kuvendit garantoi opozitën se ajo që e quan provokim do të vijojë të jetë në rend dite, ashtu siç ka ndodhur për dy vite, ndërsa opozita ndiqte kauzat e saj larg votimit me ose pa prani në Kuvend.