Berisha: Jam më socialist se Partia Socialiste

Sali Berisha
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha duke folur mbi rishikimin e buxhetit fiktiv të vitit 2010 është shprehur se ai është më socialist se Partia Socialiste. Berisha bërë këtë deklaratë pasi sipas tij shpërndarja e të ardhurave nga qeveria e tij është bërë në bazë të një shteti social.
Socialistë jemi ne, jo ju. Shpërndarja e të ardhurave është një tregues. Është e përafërt me gadishullin skandinav, tha kreu i qeveris shqiptare.
Berisha duke folur për përkujdesjen e qeverisë ndaj shtresave në nevojë theksoi se qeveria e drejtuar prej tij ka në themel të saj shtylla njerëzore.
Ska diskutim se fytyra njerëzore e qeverisje është shtylla kryesore e buxhetit. Se fjalë buxhet nuk do të thotë shumë gjë por shtylla njerëzore e qeverisjes do jetë pika kryesore e buxhetit sa të jem unë në qeveri. Ku shkojnë paratë, në mijëra kilometra rrugë. Por jo nuk i dini se për të shkuar në Kukës i bini nga Maqedonia, ka vijuar kreu i maxhorancës.
Pas fjalës së Berishës ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi. Sipas tij kjo qeveri ka rritur pagën dhe pensionet por ka ana tjetër është rritur me shumëfish kostoja e jetesës.
Çmimin e vajit e gjete 900 dhe e ke bërë 2500. 1000 ishin makaronat dhe e ke bërë 1200, buka ishte 400 dhe sot është 1000, për këto duhet të japësh llogari. Energjia ishte 50.1 është bërë 100.2. Nafta ishte 900 në 2005 sot 1800. Kjo është llogaridhënia që ti duhet të japësh para shqiptarëve. A e di pse është kjo se TVSH-ja jote ishte 15% për orizin e çove 47%. Për bukën ishte 6.7% e çove 16.7%, tha Ruçi.
* * *
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, u shpreh në seancën e sotme në Kuvend se mazhoranca nuk ka kthyer akoma një përgjigje për paktin me 10 pika të propozuar nga opozita. Ruçi u shpreh se kjo do të thotë se maxhoranca nuk dëshiron bashkëpunimin.
Nuk është aspak serioz që për të disatën herë kërkon që përgjegjësinë ta hedhë nga opozitë shqiptare për mos plotësimin e objektivave. Opozita shqiptare u ka bërë një ofertë dhe u ka bërë një ofertë në plotësim dhe zbatim të rekomandimit të bashkimit evropian ku thuhet se qeveria dhe opozita kanë përgjegjësitë që të gjejnë rrugën e zgjidhjes drejtë integrimit tha Ruçi.
Në përgjigjen e tij, homologu demokrat i Ruçit, Astrit Patozi, e cilësoi paktin e opozitës një tekë të kryetarit socialist, Rama. Ai u kërkoi deputetëve të opozitës të votojnë ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, si kusht për integrimin e vendit në BE.
Ne në sallë nuk kemi detyrim për të miratuar tekat apo kurthet e njërit-tjetrit. Nuk mund të bëhen çështje kombëtare hallet personale të Edi Ramës. Jemi për integrimin por jo për probleme të tjera. Detyra jonë konkrete është plotësimi i 12 rekomandimeve. Integrimi është axhenda jonë kombëtare. Ne nuk vëmë kushte, nuk ju imponojmë konceptet tona. Kemi një kërkesë ndaj deputetëve të opozitës: Hiqni postbllokun e integrimit”, tha Patozi.