E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behgjet Pacolli rikandidon për President

Behgjet Pacolli bëri të ditur për mediat se do të bëhet pjesë e garës për president të Kosovës. Ai deklaroi se hedhjen e kësaj kandidature ia kanë kërkuar qytetarët e Kosovës. Vështirësia në kandidimin e tij qëndron në faktin që Pacolli ka dy nënshtetësi.

Në raundin e tretë të votimit deputetët e koalicionit votuan Behgjet Pacollin si president dhe nga 67 deputetë të pranishëm në sallë për kandidaturën e Pacollit, pro tij votuan 62 deputetë, kundër 4 dhe një votë ka qenë e pavlefshme.

Megjithatë, posti i presidentit të vendit nuk zgjati shumë për Pacollin , pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u konstatuan procedura jo-kushtetuese, sipas deputetëve, iu lanë dy mundësi Behxhet Pacollit; të jepte dorëheqjen, ose do të shkarkohej nga Kuvendi.

Shkeljet proceduriale, e detyruan Pacollin te largohej nga posti i presidentit dhe më pas të emërohej si zv. kryeministër i parë në kabinetin e Thaçit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›