Patozi: Shqipëria nuk është në krizë

Në vijim të turit në rrethe, nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi u ndal në komunat Golem dhe Synej të Kavajës nga ku hodhi poshtë akuzat e opozitës se Shqipëria është në krizë. Gjatë fjalës së tij, Patozi tha se e vetmja krizë në Shqipëri, ëhstë ajo në kampin e socialistëve, dhe mban emrin Edi Rama.Në vazhdim të fjalës së tij, Patozi tha para banoëve të këtyre Golemit dhe Synejit, se këto komuna janë fytyra reale e ndryshimit të premtuar nga qeverisja e mazhorancës së djathtë. Sipas Patozit, investimet në rrugë nacionale e rurale, ujësjellësa e kanalizime, i bëjnë anëtarët e kësaj mazhorance të takohen ballëlartë me elektoratin e tyre, dhe të kërkojnë votën edhe për një mandat tjetër.