“ProCredit Bank”, oferta speciale në agjencitë e reja deri më 31 maj
“ProCredit Bank” në vazhdimësi të një fushate të suksesshme për kreditimin e biznesit vendas, zgjerimit të mëtejshëm të rrjetit dhe prezantimit të produkteve të reja, vjen tashmë me oferta speciale për të gjithë klientët e saj. Me qëllimin për të qenë sa më pranë klientëve dhe për të plotësuar sa më mirë nevojat e tyre në muajt e fundit, “ProCredit Bank” ka hapur katër njësi të reja biznesi, nga të cilat tre në kryeqytet (pranë Komunës së Parisit, pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe në Sauk) dhe një në Koplik. Në katër agjencitë e reja të gjithë klientët e “ProCredit Bank” do të përfitojnë oferta speciale që janë të vlefshme deri më 31 maj 2009. Në “ProCredit Bank” te liceu të gjitha ata klientë që do të aplikojnë për E-banking do të përfitojnë këtë shërbim me gjysmë komisioni. Ky shërbim do të ofrohet për individët dhe personat fizikë me një kosto prej 1.500 lekë, 12.5 euro ose 15 dollarë amerikanë, ndërsa për bizneset 2.000 lekë, 17.5 euro dhe 20 dollarë amerikan. Në “ProCredit Bank” në Koplik, të gjitha ata klientë që vendosin të kursejnë nëpërmjet “ProCredit Bank” dhe do të hapin depozita me afat me shuma më të mëdha se 1.000.000 lekë, 10.000 euro ose 10.000 dollarë amerikanë, do të përfitojnë 5% më shumë mbi interesin bazë. Në “ProCredit Bank” në Sauk, të gjitha ata klientë që do të plotësojnë formularin F1 (formular për aplikim për kredi) ose do të hapin një llogari rrjedhëse do të përfitojnë pa komision një kartë debiti “Visa Electron” ose “Maestro. Në “ProCredit Bank” te “Komuna Parisit” të gjithë ata klientë individë që do të aplikojnë për karta debiti “Visa Electron” ose Maestro do ta përfitojnë pa komision dhe të gjithë ata biznese që do të aplikojnë për karta debiti “Visa Bussines Electron” do ta përfitojnë pa komision për vitin e parë. “ProCredit Bank” është e pranishme nëpërmjet një rrjeti prej 38 degë dhe agjenci, ku ofron një linjë të plotë me shërbime bankare dhe produkte kredie për të gjithë. Aksionerët e “ProCredit Bank” në Shqipëri janë institucione të qëndrueshme dhe të fuqishme ndërkombëtare, si: ProCredit Holding AG dhe Commerzbank AG. “ProCredit Bank” është e pranishme në 22 shtete në Evropën Juglindore, Afrikë dhe Amerikën Latine.