E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Topi, ja kriteret tona

Partia Demokratike i paraqiti diten e djeshme kreut te shtetit, Bamir Topi, edhe kriteret qe duhet te permbushin kandidaturat e zgjedhura nga ai per te qene edhe anetare te Gjykates se Larte. Ne letren e shkurter te firmosur nga kreu i Grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, drejtuar sekretarit te Pergjithshem te Presidences, Aleksander Flloko, theksohen ne menyre te qarte 4 kriteret e vendosura nga partia me e madhe e mazhorances, ne lidhje me anetaret e Gjykates se Larte. Ne menyre te qarte, PD kerkon qe kandidatet per anetare te ketij organi te larte te permbushin disa kerkesa, ku e para ne radhe vjen mospjesemarrja ne proceset politike, gjate gjithe karrieres se tyre. Nje tjeter kerkese e demokrateve ndaj Presidentit Topi eshte qe, kandidaturat e tij te mos kene favorizuar apo ndihmuar gjate hetimit dhe gjykimit individe, ose anetare te organizatave kriminale. Po keshtu ne letren e tij, Astrit Patozi thekson se keta kandidate nuk duhet te jene te perfshire ne dhenien e vendimeve gjyqesore ne konflikt interesi. Nje tjeter kerkese e rendesishme e ardhur nga PD-ja eshte edhe transparenca financiare e kandidaturave per anetare te Gjykates se Larte, qe pritet te perzgjidhen keto dite nga Presidenti Topi.

"Kandidatet duhet te kene bere transparence dhe ta kene te justifikuar pasurine e tyre", theksohet ne letren e derguar diten e djeshme nga nenkryetari i PD-se, Astrit Patozi.

Ne leter theksohet se keto kerkesa do te plotesojne edhe perzgjedhjen e kandidaturave sipas meritave te gjithsecilit. "Ne besojme se respektimi i ketyre kritereve do te justifikoje besimin e institucioneve, qe perzgjedhin dhe miratojne per meriten e secilit nga kandidatet", theksohet ne letren qe mberriti ne presidence mesditen e djeshme. Letra e kreut te Grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, ka ardhur si pergjigje e letres qe kreu i shtetit, Bamir Topi, u ka nisur te gjithe krereve te grupeve parlamentare, ku u kerkon te paraqesin deri diten e hene, me 30 qershor, prane grupit te punes per asistence ligjore mendime dhe sugjerime rreth standardeve dhe kritereve qe mund te konsiderohen ne perzgjedhjen e kandidaturave te anetareve te Gjykates Larte. Partite politike, por edhe nga ana e tij kreu i shtetit, Bamir Topi, duket se po marrin te gjitha masat qe dekretet e reja me emrat e kandidaturave per Gjykaten e Larte te mos kene te njejtin fat si 5 dekretet e shkuara te ardhura nga Presidenca, te cilat nepermjet votes se mazhorances parlamentare nuk arriten te merrnin besimin e ligjvenesit.

Fatjona Mejdini

Kerkesat e PD-se per anetaret e Gjykates se Larte:

Kandidatet te mos kene marre pjese gjate karrieres se tyre ne procese politike.

Te mos kene favorizuar apo ndihmuar gjate hetimit dhe gjykimit individe ose anetare te organizatave kriminale.

Te mos jene perfshire ne dhenien e vendimeve gjyqesore ne konflikt interesi

Te kene bere transparente dhe ta kene te justifikuar pasurine e tyre


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›