E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Të adresojmë sugjerimet e OSBE-ODIHR

“Ftojmë opozitën që të procedojmë me reformat sa më shpejtë”. Kjo ishte ftesa e hapur e kryeministrit Sali Berisha, duke kërkuar që reformat të votohen nga të dyja palët. Për të, zgjedhjet vendore të 8 majit, dëshmuan se ato ishin të lira dhe të ndershme, ku u respektua në përputhje me Kushtetutën e vendit, vota e çdo qytetari.
 

“Zgjedhjet kompetitive në doktrinën e vendeve të lira, do të thotë zgjedhje të cilat terësia e standarteve të lirisë, bënë të mundur një garë të ndershme, një garë të lirë, zgjedhje transparente. Arbitri pasi vlerësoi bëri vërejtjet e tij, bëri një sërë rekomandimesh. Ju ftoj bashkarisht të procedojmë pa humbur kohë në reformën zgjedhore, të ftojmë specialistë e OSBE-ODIHR, të Venecias, të shoqërisë civile shqiptare, të ulemi dhe të adresojmë të gjitha vërejtjet e këtij insitucioni, të cilat kanë ekspertizën më të mirë në botë. Maxhoranca është e vendour bashkë me ju, të punojë për të konkretizuar secilin prej këtyre rekomandimeve. Uroj që këtë ftesë ta merrni si interesi i vendit në terësi”, tha më tej kryeministri Berisha.
 

“Objekti ynë është Shqipëria e zhvilluar”, ishte një ndër prioritet e qeverisë, ndër të cilat Berisha citoi se vendi ynë nuk njohu krizë dhe recension.

“Eshtë në detyrën tonë që me shpejtësi të procedojmë ne reforma të thella. Jam i bindur se kjo ekonomi nuk do të njohë recension, se ekonomia shqiptare do të thellojë me tej reformën fiskale” tha me tej kryeministri.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›