Zjarret, digjen 60 hektarë pyje në Elbasan
Rreth 60 ha pyll janë shkrumbuar si pasojë e një zjarri të rënë në rrethin e Elbasanit. Vatra e zjarrit, e cila u shfaq fillimisht në afërsi të një zone të banuar në komunën e Shushicës, është përhapur më tej duke përfshirë një masiv pishash.
Për shkak të terrenit të thyer malor ka qenë e vështirë ndërhyrja e zjarrfikëseve dhe është dashur bashkëpunimi i forcave të ushtrisë dhe banorëve të zonës, të cilët kanë arritur izolimin e flakëve gjatë natës.
Zjarri mbetet akoma aktiv, por mësohet se situata po shkon drejt normalizimit.