Ngritja dhe rënia e Efraim Diverolit
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Tristram Korten
Mbasditen e 16 majit të vitit 2007, një avion mallrash “Ilyushin Il-76”, u ul në pistën e aeroportit të Burgasit, në Bullgarinë Lindore. Në bordin e tij gjendeshin 110.000 granata të paketuara, me destinacion kryeqytetin afgan, Kabul. Avioni u nis përsëri, dhe iu drejtua Detit të Zi në lindje, për të përfunduar udhëtimin në tokën e luftës. Në kahun tjetër të botës, në perëndim, në katin e parë të një ndërtese në një zyrë që rrihej nga dielli, midis palmave të plazhit të Majemit, në Florida, një 21- vjeçar i përjashtuar nga shkolla e mesme, me emrin Efraim Diveroli, bënte ecejake i nervozuar. Ai ishte presidenti i kompanisë “AEY”, një tregtar i licensuar armësh, dhe municionet që gjendeshin në bordin e “Ilyushin”-it, ishin të tiat. Ky ishte fluturimi i parë, në serinë e ngarkesave që kompania e tij kishte nënshkruar me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, për të furnizuar ushtrinë afgane dhe policinë me qindra milionë tonë municione. E thënë ndryshe, kontrata e “AEY”, vlerësohej rreth 300 milionë dollarë, dhe kompania ishte disi vonë me shpërndarjen. Zyrtarë nga ushtria amerikane po telefononin vazhdimisht, për të marrë vesh se kur do të mbërrinin municionet. Në orën 10:30 në mëngjes, zëvendëspresidenti 25-vjeçar i “AEY”-it, David Packouz, i dërgon një e-mail Pentagonit, për ta informuar se dërgesa ishte nisur. Por dhe pse avioni ishte në fluturim, askush nuk ishte i qetë. Të gjithë ishin në merak, për avionin plot me eksploziv që fluturonte mbi territorin afgan. Kjo zgjati deri në mesnatë, kur “Ilyushin”-i u ul në aeroportin e Kabulit, dhe një përfaqësues i ushtrisë amerikane firmosi dokumentin e dërgesës. Pas këtij momenti, stafi i “AEY”-t u mblodh në apartamentin e bosit të tyre në kat të 28, ku Diveroli hapi një shishe shampanje. Mbërritja e ngarkesës në Kabul, do të thoshte se “AEY”, do të shndërrohej shumë shpejt në një nga liderët e tregut global të armëve, dhe që do ta bënte Diverolin një nga njerëzit më të pasur. Brenda natës biznesi i vogël i nisur në vitin 2004, kur Diveroli ishte vetëm 18 vjeç, u bë furnizuesi kryesor me armatim i qeverisë së Afganistanit. Pesë ditë më vonë, ngarkesa e dytë e “AEY”-t me AK-47 (kallashnikovë), dhe fishekë 7.62 mm, u nis nga aeroporti i Rinasit në Tiranë. Dhe një herë tjetër u festua me shampanjë. Por kjo festë ishte pak e nxituar. Kur avioni u ul, Diveroli u etiketua si dështak. Ai do të bëhej simbol i keqmenaxhimit dhe tabela e qitjes ku do të shfryhej Uashingtoni.
Efraim Diveroli, ishte një djalë i shëndetshëm, 16 vjeç, hiperaktiv për moshën, dhe që jetonte në një lagje të hebrenjve ortodoksë, në Plazhin e Majemit kur kishte për herë të parë një armë në duar (një “Ruger” kalibër 22). Ai kishte përmbushur atë që gjyshi i tij, Angelo Diveroli, e përshkruante pasionin e tij për armët. “Unë e merrja gjithmonë me vete në shfaqjet e qitjeve, dhe ai ishte në gjendje të identifikonte çdo model arme”, - kujton Angelo. “Ai është një gjeni”. Në shkollë Diveroli zor se tregonte të njëjtin përqëndrim. Në moshën 17-vjeçare ai u përjashtua nga akademia izraelite, për tymosje hashashi. Kur mori vesh lajmin, babai i tij ortodoks, Majkëll Diveroli, i cili kishte në pronësi disa biznese të vogla, u tërbua. Efraimi u zhvendos në Los Anxhelos, ku punoi me xhaxhanë e tij, i cili drejtonte një kompani që furnizonte policinë me mjete logjistike. Ishte kjo kompani që furnizonte policinë, ku Diveroli mësoi sesi nënshkrueshin kontratat me shtetin. Po këtu ai takoi dhe Ralf Merrill, një veteran të luftës së Vietnamit, që njihte tregun ndërkombëtar të armëve pasi blinte dhe shiste armë në vende si Izraeli, Afrika e Jugut dhe Kroacia. Diveroli mori eksperiencë sa mundi, dhe Merill pikasi menjëherë aftësitë e djaloshit të ri. Në një letër ai shkruante se shoku i tij i ri ishte “plot me ide dhe shumë i vendosur”. Në faqen e tij personale të ineternetit në “My Space”, Efraimi do të shkruante: “Unë nuk kam shkuar mirë në shkollë, dhe më është dashur të punoj shumë i vogël. Mbase ka qenë kjo arsyeja që unë jam rritur shpejt”. Në vitin 2004, duke parë dhe investimin privat që kishte arritur majat në zonat e nxehta të luftës, në Irak dhe Afganistan, Diveroli pa mundësinë e një zgjerimi të mëtejshëm të biznesit të tij. Me mbështetjen financiare të Merillit, ai shkoi përsëri në Majemi dhe nisi të drejtonte një nga kompanitë e babait të tij, “AEY”, e krijuar në vitin 1999, dhe merrej me printimin e etiketave. Diveroli e shpalli veten president të saj, dhe filloi të ofronte kontrata nga jelekët antiplumb, deri tek pirunët (makina). Mungesa e eksperiencës e pengonte Efraimin në fillim. Shteti nuk tërhiqte më pak se shtatë vende pune, për shkak të bilanceve të varfra të kompanisë. I zgjedhur për të furnizuar ushtrinë irakiane me mijëra pistoleta “Beretta”, “AEY”-ja i justifikonte vonesat në dërgesa për shkak të përplasjes së një avioni, i cili kishte në bord dokumentet e kontratës. Oficeri i sigurimit në detyrë, e quajti Diverolin një mashtrues dhe anuloi kontratën. Megjithatë, brenda një viti kompania, kishte firmosur dhjetëra kontrata, dhe deficitet e “AEY”-s, nuk ishin vënë re nga Departamenti i Mbrojtjes. Për çdo mbyllje kontrate me probleme, kompania siguronte 10 kontrata të suksesshme, falë drejtimit jashtëzakonshëm të një 19-vjeçari. “Ai djalë nuk ishte një fëmijë normal”, - kujton një nga ish-ortakët e tij. “Po të themi që ai nuk ishte në djalë inteligjent, nuk është e saktë. Ai është shumë i zgjuar, dhe një biznesmen i pamëshirshëm. I pamëshirshëm”. Për të vazhduar aty ku e lamë. Diveroli donte ndihmë. Shoku i tij i fëmijërisë, David Packouz, po përpiqej të gjente rrugën e së ardhmes së tij. Eksperimentet e Packouzit me drogën gjatë viteve të shkollës së mesme, bën që familja e tij ta dërgonte në Izrael. Pas rikthimit nga vendi i origjinës, ai vazhdoi kolegjin për dy semestra, dhe më pas e la për t u bërë masazhator. Kur të dy u takuan nga mesi i vitit 2005, Diveroli nuk ishte më ai djali jo i shkathët, që Packouz e mbante mend që kur faleshin së bashku. Befas ai i besoi. “Unë pashë potencialin e tij,” – thotë Packouz. “Efraimi ishte shumë i suksesshëm”. Më vonë atë vit, miku i Diverolit iu bashkangjit “AEY”-s. Kjo do të thoshte punë 18 orë në ditë, duke lundruar në internet për t u bërë ofertat e kompanisë qeverive ndërkombëtare, me çmime sa më të ulëta. Shumë shpejt kjo dha frytet e veta. Nga fundi i vitit 2006, “AEY”-ja kishte nënshkruar 149 kontrata me një vlerë afërsisht 10.5 milionë dollarë. Diveroli mori me qira një makinë të zezë, Audi A6, dhe një apartament më të mirë. Megjithatë, ai mbetej ende një kursimtar. Ai preferonte një bar lagjeje, më mirë se sa të shkonte në një klub luksoz në plazhin jugor të Majemit. Atë vjeshtë, “AEY”, bëri ofertën më të madhe të historisë së tij të shkurtër: një kontratë me ushtrinë amerikane me vlerë 298 milionë $, për të siguruar 52 lloje të ndryshme armësh, që nga tanket deri tek pistoletat, për forcat e sigurisë afgane. “AEY”-ja, merrte pjesë në një tender me 10 kompani me emër, por fitoi për shkak të ofertës me çmimin më të ulët. Por mania për të fituar gjithnjë e më tepër e shndërroi Diverolin në një njeri të paqëndrueshëm. Sa herë që udhëtonte me makinën e tij, ai thyente çdo rregull rrugor. Nga viti 2004 deri në 2006, ai mori 14 gjoba, kryesisht për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim të pakujdesshëm dhe thyerje të tjera rregullash. Sipas një raporti të policisë, së Plazhit të Majemit, një i njohur i tij thoshte se ishte kërcënuar me armë nga Efraimi, pas një debati për një vajzë. “Unë kam njerëz që do të të hiqnin qafe”, - ishte mburrur djali me origjinë nga Izraeli. Një ish- e dashur e tij, ka kërkuar mbrojtje nga policia, pasi Diveroli e ngacmonte vazhdimisht. Një herë tjetër policia ka ardhur pas një telefonate të fqinjve të Diverolit, sepse po përleshej me një nga të dashurat e tij. E megjithatë, ai nuk u skedua kurrë. Kjo nuk ndodhi deri natën e 20 dhjetorit, ku Diveroli festonte datëlindjen e tij të 21-të. Një nga mazhordomët e apartamentit të tij luksoz, nuk mundi t i dorëzonte në kohë çelësat e garderobës, dhe ai e goditi me grusht në fytyrë. Policia që mbërriti në vendngjarje, i gjeti Efraimit një letërnjoftim të rremë dhe ngriti akuzën për lëvizjen me mjet të falsifikuar identifikimi. Si gjithmonë, ai mundi edhe kësaj radhe që të shmangte një dënimin me burg, i cili do t i rrezikonte licencën e importimit të armëve, “AEY”-s. Një muaj pas arrestimit të Diverolit, ushtria amerikane, shpërbleu “AEY”-në, me kontratën e lakmueshme, me pretendimin se propozimi i kësaj kompanie ishte më i miri. Kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme për një kompani 3-vjeçare, që nuk kishte kurrfarë lidhjeje me armatimet, dhe që javë më parë nuk mund të blinte ligjërisht as alkool. Një zyrtar i ushtrisë, i tha “AEY”-së, se kishte mundur konkurrencën e “General Dynamics”, kontraktuesit të 5-të më të madh në botë. Ishte vetëm çështje muajsh, kur kompania, nisi negociatat me ministra të huaj mbrojtjesh. Kompania kishte pikasur një treg, ku mund t i merrte armët shumë më lirë, bllokun e Evropës Lindore. Shumë shpejt u firmos një kontratë në Shqipëri për miliona fishekë 7.62 mm. Për të mbikëqyrur operacionet nga Shqipëria, Packouz, punësoi shokun e tij të ngushtë, Alexander Podrizkin. Alexander kishte dhënë një vit mësim të gjuhës angleze në Francë, dhe për 25-vjeçarin, kjo ishte arritja më e madhe për të. “AEY”-ja, do t i paguante atij një rrogë 30.000 dollarëshe. Por një problem i paparashikuar i prishi disi planet. Diveroli dhe stafi i tij, u përpoqën edhe një herë tjetër të përshtateshin. Në vend që të blinin direkt nga Shqipëria, ata zgjodhën ta bënin këtë nëpërmjet një kompanie të quajtur “Evdin Ltd”, që shërbeu si një vend postimi në Qipro. Ajo ishte një kompani e krijuar enkas për këtë transfertë, dhe që kishte lidhje me tregtarin zvicerian të armëve Heinrich Thomet, person që figuron në listën e trafikantve të armëve në ushtrinë amerikane. Duke shërbyer si një kompani transiti, “Edvin”-i, bleu armët nga Shqipëria, dhe ia shiti ato më pas “AEY”-së. Kjo bëri që të lindnin dyshime për një përfshirje të mundshme të zyrtarëve shqiptarë në marrëveshje. Vonesat ishin një tjetër shqetësim. Kaluan muaj dhe “AEY”, nuk po arrinte t i kishte dërgesat në destinacion. Turkmenistani nuk u jepte leje avionëve të kompanisë për të fluturuar sipër territorit të tij. “AEY”-ja, u detyrua të merrte me qira avionë të linjave që operonin në këtë vend, për të përshpejtuar dërgesat. Nga pranvera, gjërat u tensionuan përsëri. Djemtë e “AEY”-së, po hasnin përsëri probleme në dërgesa. Në 20 prill, Podrizki, dërgoi me e-mail, foto të dërgesave me fishekë 7.72 mm, që “AEY” do t i transportonte jashtë Shqipërisë. Kur Diveroli hapi e-mailin, ai u dëshpërua. Të stampuara me bojë të kuqe në çdo anë të arkave, ishin disa karaktere të një tjetër gjuhe. Diveroli nuk mund t i lexonte, por ai e dinte se çdo të thoshin: Made in China (prodhuar në Kinë).
Pas masakrës në sheshin e Tien An Menit në vitin 1989, SHBA-ja, i kishte ndaluar të gjitha kontratat me ushtrinë kineze, për importimin e armëve nga ky vend. Kur Diveroli pyeti, Departamenti i Shtetit, ia bëri të qartë se mund të vepronin ndryshe vetëm pas një vendimmi të dytë të presidencës. Pavarësisht kësaj, Diveroli kishte vendosur që t i ripaketonte fishekët për të fshehur origjinën e tyre. Ai punësoi një biznesmen me emrin Kosta Trebicka, që për 280.000 $ pranoi të mbështillte me plastikë miliona fishekë dhe më pas t i vendoste në kuti kartoni, gati për eksport. Ai ngriti kompaninë “Trebicka s Xhoi, Ltd”, afër aeroportit të Rinasit, dhe “AEY”-ja nisi të kryente pa probleme transfertat e saj të para. Pas disa kohësh, Diveroli i telefonoi Trebickës për t i dhënë disa lajme të këqija. Atij po i bëhej presion për ta mbyllur “Xhoi”-n. Kërkesa i vinte nga Ylli Pinari, drejtori i kompanisë shtetërore të eksport-imortit të armëve në Ministrinë Shqiptare të Mbrojtjes, i cili donte që këtë punë ta bënte njeriu i tij, Mihal Delijorgji. Trebicka u irritua për atë që ai do ta quante akt të pacipë korrupsioni. Në një telefonatë të bërë, të regjistruar nga Trebicka, më 11 qershor të vitit 2007, Diveroli tha se besonte se Pinari ishte i lidhur me krimin e organizuar.
“Unë nuk e luftoj dot këtë mafie”, - tha Diveroli. “Kjo mafie është shumë e fortë për mua. Janë kafshë dhe kanë dalë jashtë kontrollit”. Diveroli i kërkon Trebickës në telefonatë t i dërgojë ndonjë vajzë Pinarit, dhe t i jepte diçka. ”Nëse arrin t i japësh 20.000 $, besoj se çështja është e mbyllur”, - i thotë Diveroli Trebickës. Kur Trebicka takohet me mikun e tij, Geri Kokalarin, në gusht të vitit 2007, ai i tregon transkriptin e bisedës me Diverolin, mikut të tij shqiptaro-amerikan, aktivist të antikorrupsionit. Kokalari dëgjon bisedën dhe i thotë mikut të tij se ajo ç ka kërkuar të bëjë Diveroli është diçka e paligjshme, pasi ligji amerikan ndalon kompanitë të paguajnë rryshfete jashtë vendit të tyre. Kokalari kontaktoi Departamentet e Drejtësisë dhe të Mbrojtjes, por dhe gazetën “Neë York Times”, e cila nisi një hetim për tregtimin e armëve në Evropën Lindore. Njëkohësisht, Delijorgji mori “detyrën” e Trebickës dhe arriti të dërgojë 30 ngarkesa të tjera derisa ambalazhet e fishekve nisën të hapeshin dhe gërmat kineze nisën të lexoheshin përsëri. Ndoshta këtu Diveroli kuptoi se fati nuk po e ndihmonte më. Në 5 mars të vitit 2008, ai u ndalua me makinën e tij “Mercedes S550” (100.000$), dhe u arrestua për përdorim alkooli gjatë drejtimit të makinës. Disa ditë më vonë, një shpërthim në fabrikën e demontimit të armëve në Shqipëri, shkaktoi vdekjen e 26 personave. Dy javë më vonë, “The Neë York Times”, publikoi një artikull për “AEY”-në dhe presidentin e saj të ri. Investigimi i tyre jo vetëm kishte zbuluar origjinën kineze të fishekve, por dhe vjetërsinë mbi 40-vjeçare të arkave në të cilat ai ishte ruajtur. Kjo i bënte fishekët të rrezikshëm për t u përdorur. Ushtria anuloi menjëherë kontratën me “AEY”-në, dhe në 19 qershor, juria e Majemit shpalli Diverolin, Packouzin, Podrizkin, dhe financierin Ralf Merrill, fajtorë për veprën e falsifikimit, kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Diveroli rrezikonte 510 vjet burg. Në seancën dëgjimore të 24 qershorit u ngrit pikëpyetja sesi ishte e mundur që një kompani si AEY, me një president 21-vjeçar të lidhte një kontratë të të tilla përmasave. Përgjigjja ishte se legjislacioni nuk parashikonte ndonjë limit moshe. Trebicka ndërkohë, kishte nisur të punonte me organet hetuese të Departamentit të Drejtësisë dhe komitetin e Kongresit. Prokurorë Federalë u takuan me të në Majemi, për t i marrë dëshminë kundër “AEY”-së. Mënyrat e të marrurit në pyetje të Trebickës, ishin agresive, dhe mbas takimit të parë, shqiptari ishte detyruar të merrte një avokat. Kur u kthye në vendlindje, ai u tha shokëve të tij se ndihej i kërcënuar, dhe për t iu larguar stresit, ai shkoi për gjueti në një fshat të Korçës (Shqipëri). Në 12 shtator të vitit 2008, trupi i tij u gjet i pajetë në mes të një rruge të paasfaltuar. Makina e tij gjendej 50 metra larg vendngjarjes, e dëmtuar vetëm në xhamin e përparmë. Autoritetet shqiptare morën një ekspert nga SHBA-ja për të hetuar skemën e ngjarjes, dhe pas këtij raporti doli se ngjarja ishte aksident, duke hedhur poshtë dyshimet për një ekzekutim të mundshëm të tij. Por shumë nga shqiptarët shprehen skeptikë. “Në rast se është një aksident”, - thotë Kokalari, “ai ndodh një në një milion”. Avokatët e “AEY”-së, thanë se municionet e prodhuara në Kinë, ishin shitur në Shqipëri përpara se të vendosej bllokada pas ngjarjeve të Tien An Menit. Kështu që kjo nuk përbënte shkelje. Data e seancës së radhës është vendosur në shtator të këtij viti. Në dhjetor, gjatë një seance dëgjimore, Diveroli tha përpara trupit gjykues se ishte i gatshëm të hiqte dorë prej disave nga pasuritë e tij. Ai ofroi si garanci 3 milionë dollarë dhe makinën e tij tip “Mercedes”. “Nuk më bëhet vonë për 3 milionë, - tha ai duke buzëqeshur përpara avokatit të tij,- por dua që makinën të ma ktheni përsëri”. Dhe qeveria ia ktheu makinën përsëri Diverolit. Në po të njëjtën sallë, gjendeshin dhe Packouzi me Podrizkin. I pari akuzoi Diverolin se nuk e kishte paguar për kontratën e firmosur. “Nuk jam paguar asnjë qindarkë”,- tha ai i nevrikosur. Jashtë sallës së gjyqit dy miqtë e shmangën takimin me Diverolin, i cili doli vetëm nga ndërtesa e gjykatës. Pas disa ditësh ai do të bëhet 23 vjeç, dhe kësaj radhe nuk ka ndërmend të festojë.
Përktheu: Androkli Dralo
Ky lajm është publikuar: 25/02/2009