E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje komb - nje qendrim Nga Sali Berisha



Ne mblidhemi sot ne kete seance, diten qe prijesi i perjetshem i shqiptareve, Skenderbeu, mbylli syte, por mblidhemi ne nje akt nderimi te madh ndaj atij, qe rron dhe do te rroje perjete, ne zemren, mendjen, por mbi te gjitha ne kurajen, guximin, aspiraten e shqiptareve, per liri dhe dinjitet. Skenderbeu do te nderohet gjithmone, si nje nder prijesit me te pashembullt ne historine e qyteterimit perendimor, si nje nder strateget me te medhenj te koherave qe krijoi, organizoi dhe mbrojti, ne dhjetera e dhjetera beteja legjendare shtetin e shqiptareve, ne nje kohe qe shembeshin njera pas tjetres shtete dhe perandori. Kombet, prijesve te tyre, heronjve te tyre, ju detyrohen per shume cka, per shume e shume kontribute. Kurse shqiptaret, Skenderbeut i detyrojne ekzistencen e tyre, frymezimin njerezor dhe hyjnor te tyre, per liri, dinjitet dhe te ardhme.

Por, dita e sotme eshte nje nga ditet me te shenuara ne historine e Parlamentit te kombit shqiptar, sepse ne kete salle jane ulur sot, jane mbledhur, per te celur vitin e 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, deputetet shqiptare nga te gjitha viset e kombit, te zgjedhur me voten e lire te qytetareve shqiptare. Dhe une mendoj se kjo perben arritjen me te madhe te ketij shekulli per ne, perben nderimin me te madh ndaj te gjithe atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, qe flijuan rinine dhe jeten e tyre per kete dite, per qindra mijera, miliona shqiptare, qe me mundin dhe djersen e tyre dhane ndihmesen ne kete dite, per arritjen e kesaj dite. Per te gjithe ata, qe nga '870-a deri ne 2001-shin, bene gjithcka per dinjitetin tone. Ne jemi mbledhur ketu, ne kete seance, si perfaqesues te te gjitha trevave shqiptare, per te nderuar fillimin e 100-vjetorit te Pavaresise, kryengjarjes se nje shekulli per shqiptaret dhe kete ia detyrojme, ne radhe te pare, faktit se ne, ne cdo rrethane, ne cdo kohe, ne cdo furtune, qendruam se bashku. Thelle ne shpirtin, ne zemren, ne aspiraten e shqiptareve qendron parimi "Nje komb nje qendrim", asgje s'mund te ndale dhe copetoje shpirtin e nje kombi, trupin po, por shpirti eshte nje i pandare, shpirti i nje kombi eshte liria e tij, liria e tij eshte nje e pandare, ndaj lavdi Zotit, ne vijme sot te lire ne kete salle, sepse qendruam se bashku.

Ne vijme te lire ne kete salle, sepse ne, gjate nje shekulli, i faktuam vetes sone, miqve tane, mbare botes, se per shqiptaret, si komb i qyteteruar, liria nuk ka cmim, se ata jane te gatshem te paguajne cdo cmim qe lipset, per te qene te lire dhe te denje ne shtepite e tyre.

***

Pavaresia e Shqiperise ishte nje imponim i lufterave te shqiptareve, kryengritjeve te tyre gjigante, ne Kosove dhe treva te tjera, te udhehequra nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini dhe burra te tjere te medhenj te kombit.

E verteta eshte se sot nderimi me i madh i takon plakut mendjendritur, gjeniut vizionar Ismail Qemalit, i cili ne rrethanat me te veshtira kombetare dhe nderkombetare, shpalli ne Vlore Pavaresine e Shqiperise, ndonese ne nje te treten e territoreve te vendit, por ky gjeni vizionar e kishte te qarte se ne tryezat e kohes ishte kombi shqiptar, ishte ekzistenca e tij, se ne tryezat e kohes ishte fshirja nga harta e Europes e shqiptareve, e shtetit te mundshem te tyre dhe te Pavarur. Ismail Qemali kuptoi se shqiptaret per te vazhduar betejen e tyre, duhet te kishin si Anteu, token ku do te mbeshteteshin. 100 vjet shqiptaret se bashku, ndaj dhe ne sot i shprehim atij nderimin me te madh per mencurine, guximin, kurajen, vizionin e tij.

***

Pavaresia e Shqiperise erdhi si nje akt, me se shumti, veper e lufterave te shqiptareve, por edhe e mbeshtetjes se miqve tane, e megjithate ajo, fare pak vjet me pas, do te vihej e tera ne diskutim. Traktatet e tjera do te firmoseshin do te nenshkruheshin mbi Shqiperine, me nje qellim te vetem qe ajo te mos ekzistonte. Por prape shqiptaret, keta armembajtes, i qendruan sakrificave te tyre per liri. Me shume se 1/10-a e tyre rane ne Luften e Pare Boterore per te mbrojtur trojet dhe territoret. Perpjekje te jashtezakonshme u bene per te konsoliduar shtetin e pavarur shqiptar. Ne kete kontekst, ne u detyrohemi shume burrave te medhenj te kombit si Sulejman Delvina, Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Ahmet Zogu, por ne menyre te vecante ne perpjekjen per konsolidimin e nje shteti shqiptar, nje personalitet i jashtezakonshem i historise sone kombetare, ka meritat e medha dhe ky eshte Mbreti i Pare i Shqiptareve, Ahmet Zogu.

Trojet shqiptare, njesoj si vendet e tjera, njohen pushtimet barbare ne Luften e Dyte Boterore. Shqiptaret, ne te kater anet e trojeve te tyre, rroken armet, mbushen fushat, malet dhe kodrat e tyre me luftetare lirie, renditen Shqiperine dhe shqiptaret ne anen e drejte te historise. Por serish, liria mbetej nje aspirate per t'u realizuar. Shqiptaret ne Shqiperi rane nen diktaturen me te eger. Shqiptaret ne Maqedoni, Kosove dhe treva te tjera, pesuan shtypjen e dyfishte: ate kombetare dhe individuale. Te dukej se perseri ishin aktuale vargjet e Vaso Pashes: Te shkon bota siper/me kembe te shkel/ e nje fjale te mire askush s'ta flet/. Por kjo nuk ishte ne mendjen dhe ne zemren e shqiptareve. Serish, ata do te paguanin me nje rezistence shume te madhe per lirine e tyre. Kampet e perqendrimit, burgjet ne te gjithe kete hapesire do te mbusheshin me shqiptare, ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Maqedoni dhe kudo. Vitet '90 do te na gjenin ne, perseri ne pamje te pare, si nje komb i perjashtuar, por aspirata per liri e shqiptareve ishte e gjalle.

Ne Kosove, shqiptaret do te organizonin rezistencen paqesore, me te persosur qe Evropa ka njohur ne te tere historine e saj, te udhehequr nga nje burre legjendar, Presidenti Ibrahim Rrugova. Ceshtja e shqiptareve ne Kosove do te shtrohej ne te gjitha tryezat e medha dhe ne kancelarite e botes. Pas dekadash qendrese paqesore, qytetaret e Kosoves rrembyen armet dhe bene, shqiptaret ne teresi, Luften e fundit Clirimtare ne Evrope. Me sakrifica mbinjerezore, ata ia dolen qe te clirojne Kosoven, te bejne Kosoven me te lire dhe te nxjerrin nga harta e Evropes kolonine e fundit qe kishte mbetur. Ne jemi sot ketu, te lire dhe krenare, sepse shqiptaret ne Maqedoni, pas perpjekjesh te medha, organizuan gueriljen me te shkelqyer qe Ballkani ka njohur ne te tere historine vet.

Po keshtu, ne vitet '90, ne ishim qytetaret me te izoluar te planetit, ne nuk kishim disidence, sepse disidenca ekzekutohej. Ne nuk flisnin dot per lirine dhe te drejtat, sepse ato i priste denimi kapital. Regjimi diktatorial kontrollonte gjithcka dhe dukej se ne do te perfundonim si "Kuba e Adriatikut". Por jo, studentet u ngriten, punonjesit e Tiranes u ngriten dhe ne nje beteje epike gjunjezuan nje regjim, qe shtypi ne menyren me te eger, vendin e tij dhe kombin e tij dhe u shpall si parim ceshtja kombetare, ylli polar i politikes shqiptare. Ne fituam, sepse patem nje mbeshtetje te fuqishme te diaspores shqiptare dhe kjo diaspore ka nje rol te jashtezakonshem ne historine tone. Aty lindi rilindja kur ajo nuk lindte dot ne trevat, ne Shqiperi apo ne vende te tjera. Aty u mbajten te gjalla flaket e lirise se kombit perjetesisht. Kjo diaspore luajti nje rol te jashtezakonshem ne lirine e shqiptareve, ne lirine e Kosoves, ne lirine e shqiptareve ne Maqedoni dhe kudo, ndaj dhe ne duhet te perulemi me nderimin me te madh.

***

Ky ishte nje shekull i mundimeve tona te medha, i sakrificave tona te medha, here-here dhe mbinjerezore, por sot eshte nje rast te nderojme ata qindra dhe mijera burra dhe gra, miq te kombeve te tjera, te cilet ngriten fuqishem zerin per lirine tone, aty ku ne ze nuk kishim. T'u shprehim nderimin tone me te madh miqve tane kudo ne bote, te cilet i kane deshmuar Shqiperise dhe shqiptareve nje solidaritet te jashtezakonshem ne keto dekada percaktuese per lirine e tyre. Pasi dolen nga kuadri i fuqive koloniale, ata e kuptuan plotesisht se sa te padrejta kishin qene vendimet e tyre ndaj shqiptareve dhe sot jane miqte tane me te shkelqyer. Por sot, nje mirenjohje te vecante dhe falenderim, ne duhet t'i shprehim kombit te madh amerikan, qeverise se tij, i cili ka qene percaktues ne momentet me kritike te ekzistences te kombit shqiptar. Ne kemi fituar beteja nga me te veshtirat dhe me te paimagjinueshmet, sepse kemi pasur fatin e madh te kemi mbeshtetjen e kombit te madh amerikan, Kongresit dhe Presidentit te ketij vendi. Ne jemi nje komb perendimor dhe nuk kemi ndonje lidhje gjaku me kombin amerikan, por mbeshtetja e ketij kombi per shqiptaret buron nga pasioni i ketij kombi per lirine. Dhe ne te gjitha rastet, kushdo qe lexon dhe veshtron historine, gjen se eshte ky komb, qe s'u pajtua kurre me ate qe u imponohej shqiptareve, me dhunimet e lirise se tyre, ndaj dhe qe nga vitet e fillimit te shekullit qe shkoi dhe deri ne fundin e tij, ne cdo beteje te madhe, ne krahun tone ka qene demokracia me e madhe dhe me e fuqishme e botes, SHBA-te dhe kjo eshte nje dite nderimi.

* Nga fjala e mbajtur dje ne celje te kremtimeve per 100 vjetorin e Pavaresise

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›