Karmen Elektra, një fqinjë e paharrueshme
Mendoni se keni parë gjithçka nga Karmen Elektra në “Playboy”? Gaboheni. Aktorja sensuale amerikane u zhvesh tërësisht dhe me të brendshme për një shërbim “hot” në “Maxim Mexico”. Preteksti për pozat seksi ishte shfaqja e komedisë argëtuese të titulluar “Oy Vey! My Son Is Gay!!” të Evgeni Afinevskit, në të cilën Karmen interpreton bukuroshen Sibil, fqinjë e Nelsonit (Xhon Loid Jang), homoseksual i padeklaruar. Gjithçka fillon nga e ëma e Nelsonit, Shirli Hirsh (Laini Kazan), e cila u qëndron strikte traditave hebraike dhe, mbi të gjitha, beson se ka ardhur momenti që të fejojë djalin. Në këtë mënyrë ajo sajon një takim me një vajzë hebreje, por Nilson i thotë së ëmës se është fejuar prej kohësh, megjithatë e ka të vështirë t’i thotë se bëhet fjalë për një djalë. Fillojnë në këtë mënyrë një sërë aventurash mes protagonistëve të filmit dhe epiqendra e të gjitha veprimeve është Sibil. Shirli shkon në shtëpinë e Nelsonit për të zbuluar se cila është “e fejuara” misterioze e djalit të tij dhe shikon që aty ndodhej krejt rastësisht bukuroshja Sibil. Në çast mendon se është pikërisht ajo bashkëshortja e ardhshme e djalit. Për Karmen Elektrën ky është një çast mjaft i rëndësishëm profesional. Ajo ka realizuar edhe dy filma të tjerë dhe mund të konsiderohet mbretëresha e Hollivudit me filmin “Mardi Gras” të Fil Dornfeld, që do të dalë në SHBA më 28 gusht. Mes pauzave të filmave ajo pozon për revistat më të famshme, duke mrekulluar fansat në mbarë botën.
26 Mars 2009