Patriotizmi dhe perfitimet ekonomike ne Kosove
Vendimtare per te ardhmen e ekonomise se Kosoves se pavarur do te jete roli i qytetareve te pasur, shumica e te cileve i perkasin diaspores shqiptare etnike. A do ta ndihmojne ata shtetin e tyre te ri dhe a do te nxitojne te investojne atje? Hetem Ramadani u largua nga Kosova per shkak te ndjekjes nga policia sekrete e Sllobodan Milloshevicit ne vitin 1991 dhe u vendos ne Slloveni, e cila u perball atehere me shkeputjen per pavaresi nga ish-federata jugosllave. Tashme president i "Salbatring", kompani tregtare nafte, me qender ne Lubjane, thuhet se ai po nderton shtepine me te madhe ne vend dhe ka jahtin e tij ne bregdetin kroat. Te dielen, ai e festoi pavaresine e Kosoves ne Londer, ku po merr pjese ne Javen Nderkombetare te Petrolit, shkruhej dje ne edicionin on line te te perditshmes ekonomike britanike "The Financial Times".
Ramadani, i cili kishte lidhje te ngushta me aktiviste te pavaresise, por qe nuk u angazhua direkt ne politike, tha se ishte kthyer ne Kosove qe ne ditet e para kur NATO hyri atje ne vitin 1999. Ai drejtoi perpjekjet e pasuksesshme te "Motoroles" per te fituar kontraten e telefonise celulare. Ramadani thote se ka ne plan te investoje ne Kosove, duke theksuar se ai tashme ka nje biznes atje dhe ka hapur zyrat e DHL-se ne Prishtine. Shpresa e tij eshte qe Kosova te behet nje qender e energjise, duke eksportuar energji te prodhuar nga minierat e saj te linjitit.
Aktualisht, Kosova varet nga Serbia ne lidhje me furnizimin me uje dhe energji. Pavaresisht nga armiqesia politike e Kosoves me Serbine dhe Rusine, Ramadani mendon se interesi i biznesit do te triumfoje. Ai shpreson se "NISH", kompania shteterore serbe e perpunimit te naftes, e cila iu shit kohet e fundit gjigantit rus te naftes "Gazprom" do t'i shese prodhimet e saj ne Kosove. "’Gazprom’ mund te ndihmoje ne kalimin e gazsjellesit te Rrjetit te Jugut permes Kosoves ne Shqiperi dhe nga Adriatiku ne Itali. Kjo eshte ne duart e Putinit", tha ai . "Nese Serbia i mbyll rubinetet e naftes, atehere ky do te jete cmimi i lirise. Njerezit jane gati ta paguajne kete cmim".
Marre nga: “The Financial Times”