Si mund të emigrojmë në Gjermani
Gjermania ka vendosur të mirëpresë emigrantë të huajë, që dëshirojnë të punojnë për sezone të caktuara në vendin e Evropës Qendrore. Vendimi u mor një javë më parë nga Këshilli i Ministrave të Gjermanisë, i cili vendosi që vendi i tyre të pranojë më shumë emigrantë se çdo vit tjetër. Në këtë mënyrë, Gjermania ka vendosur të pranojë për këtë vit 85 mijë emigrantë sezonalë.
Ndër emigrantët sezonalë përfshihen edhe bashkëkombësit tanë. Kjo, pasi vendimi i Këshillit gjerman të Ministrave përcakton se emigrantët sezonalë do të jenë ekstrakomunitarë. Kjo do të thotë se emigrantë sezonalë mund të shkojnë nga të gjitha vendet e Ballkanit, me përjashtim të Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Sllovenisë, të cilat janë anëtare në Bashkimin Evropian.
Procedurat
Nga vendimi i Këshillit të Ministrave të Gjermanisë nuk përfitojnë qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët mund të qarkullojnë lirshëm drejt këtij vendi. Gjithashtu të papërfshirë janë edhe qytetarët e zonës EFTA, pra Zvicra, Islanda dhe Norvegjia, që ndonëse nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, sërish kanë të drejtë emigrimi drejt Gjermanisë, pa procedura shtesë.
Procedurat që duhet të ndjekin qytetarët shqiptarë për të përfituar nga vendimi janë të ndërlikuara. Në këtë mënyrë, një sipërmarrje gjermane, që ka pronarë shtetas të Bashkimit Evropian, duhet të ftojë një qytetar shqiptar në mënyrë onomastike, duke e përcaktuar si një punëtor të ardhshëm të tij. Pas këtij aplikimi të sipërmarrjes gjermane, zyrat e punësimit dhe ato të emigracionit të Gjermanisë duhet të bashkërendojnë punën e tyre, për të përcaktuar sesa prej aplikimeve do të pranohen.
Emigrimi sezonal
Pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë filluar të praktikojnë sistemin e emigracionit sezonal në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tregut të tyre të punës. Ky sistem u mundëson këtyre shteteve të kontrollojnë fluksin e emigrantëve dhe mbi të gjitha ul numrin e emigrantëve ilegalë. Për më tepër sistemi në fjalë siguron edhe punëtorë të kualifikuar, e jo punëtorë krahu, të cilët nuk do të zhvillonin ekonominë e këtyre vendeve.
Nga ana tjetër emigrimi sezonal është përdorur edhe për vetë legalizimin e emigrantëve. Në këtë mënyrë, shtete të ndryshme si Italia, e aplikojnë emigrimin sezonal për të kontrolluar numrin e emigrantëve që kanë në vendin e tyre, e jo për të shtuar emigrantë të rinj në këtë vend. Si pasojë, emigrantët sezonalë që punësohen në Itali janë faktikisht emigrantë ilegalë, të cilët legalizohen nga pronarët e sipërmarrjeve ku punojnë.
Marrëveshjet me shtetet e tjera
Italia dhe Greqia kanë marrëveshje për emigrimin sezonal me Shqipërinë. Deri më sot vetëm Italia e aplikon këtë sistem në mënyrën e mirëfilltë. Ndërkohë që Greqia më shumë bazohet në kërkesat e punëdhënësve grekë dhe jo në aplikimet e shqiptarëve. Kjo, pasi numri i madh i punonjësve shqiptarë, që jetojnë në Greqi janë të legalizuar. Gjermania është shteti i tretë ku aplikohet ky sistem, dhe deri më sot me qindra shqiptarë kanë përfituar për në Gjermani.