Tiranë, kërkon t`ia shesë makinën e vjedhur pronarit, arrestohet

Gjatë orëve të vona të mbrëmshme, shërbimet e Parandalimit dhe të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Kristjan Gani Zhote, 42 vjeç, lindur në Konispol dhe banues në Durrës.
Nga hetimet e kryera deri më tani, u konklua se shtetasi i lartëpërmendur ka realizuar vjedhjen e një automjeti llukzoz të tipit nisan “Novara”, me targa të huaja në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë.
Gjatë ecurisë së hetimeve të realizuar me metodat speciale të hetimit, ka rezultuar se autori i dyshuar pasi ka realizuar vjedhjen e mjetit ka telefonuar pronarin e këtij mjeti, duke i vendosur kushtin për kthimin e automjetit të vjedhur, në shkëmbim të një sasie parash.
Në sajë të ndërhyrjes së Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, u arrit kapja në momentin e shkëmbimit të parave dhe mjetit, të shtetasit Kristjan Gani Zhote, ndaj të cilit u mor masa e arrestit në flagrancë.
Ndërkohë, që pas një kontrollit të imtësishëm të ushtruar në banesën e këtioj të fundit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti Nisan dhe shuma e parave prej 1 mijë euro. Materialet për këtë cështje i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.