E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtimi i shtyllës, Ramadani: Jo ndërprerje të energjisë për festat

Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Sokol Ramadani deklaron se pavarësisht dëmtimit të shtyllës së tensionit të lartë në Fushë Krujë për natën e Vitit të Ri do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në gjithë Shqipërinë.
 

Ai pohon se OST-ja po punon me angazhim maksimal për riparimin e avarisë. Sipas Ramadanit ka një skemë emergjente për furnizimin me energji që do të bëjë të mundur evetimin e ndërprerjes së saj.
 

Një ditë më parë persona të paidentifikuar hodhën në erë një shtyllë të tensionit të lartë në fsatin Binaj në Fushë Krujë.
 

Dëmtimi i saj solli ndërpreje të energjisë në disa qytete që funrizoheshin prej kësaj linje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›