Bobo Vieri, te Atalanta për 1500 euro në muaj

Kristian Vieri rikthehet te Atalanta me të cilën hyri në botën e futbollit, por duke pranuar një kontratë, rroga e së cilës është vetëm 1500 euro në muaj. "Jam me të vërtetë i kënaqur, - tha presidenti i Atalantës, Ruxheri, - që Vieri vjen në Bergamo me këto kushte. Do të jem unë ai që do të vlerësoj më pas mirënjohjen e tij".