E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bariç: “Bjellorusia, një Ukrainë e vogël”

Trajneri kroat i Kombëtares shqiptare, Oto Baric, paraditen e sotme e kaloi së bashku me futbollistët kuqezinj duke parë videoksetat e ndeshjeve të fundit të Bjellorusisë, kundërshtarit të parë të Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2008.
Baric, duke vlerësuar edhe progresin dhe lojtarët cilësorë që ka në përbërje formacioni i teknikut Juti Puntus është shprehur se "Bjellorusia është një Ukrainë e vogël".
Në ndeshjen e fundit për fushatën kualifikuese të Botërorit të Gjermanisë, Shqipëria arriti të marrë një pikë në Ukrainë, pas barazimit 2-2 (dy gola të Bogdanit). Nisur nga ky fakt ndaj kundërshtarit më të "panjohur" për ne, teknku 74-vjecar i kuqezinjve Baric shpreson të marrë pikën e parë historike me Shqipërinë.
-------------
Skuadra e Bjellorusisë
Portierë: Yuri Zhevnov (FC Moskva), Vasili Khomutovski (FC Tom Tomsk)
Mbrojtës: Sergei Omelyanchuk (FC Shinnik Yaroslavl), Sergei Shtanyuk (FC Luch-Energia Vladivostok), Dmitri Lentsevich (FC Torpedo Moskva), Aleksandr Yurevich (FC Shakhtyor Soligorsk), Aleksandr Shagoiko (FC Gomel), Aleksei Pankovets (FC Gomel), Dmitri Molosh (FC BATE Borisov)
Mesfushorë: Timofei Kalachev (FC Rostov), Vladimir Korytko (FC Terek Chechenskaya Respublika), Aleksandr Kulchy (FC Tom Tomsk), Denis Kovba (FC Krylya Sovetov Samara), Maksim Romaschenko (FC Dinamo Moskva), Aleksandr Hleb (Arsenal FC), Oleg Strakhanovich (FC MTZ-RIPO Minsk)
Sulmuesë: Vitali Kutuzov (FC Parma), Vitali Bulyga (FC Tom Tomsk), Sergei Kornilenko (FC Dnipro Dnipropetrovsk), Artyom Kontsevoi (FC MTZ-RIPO Minsk), Vitali Lanko (FC Spartak Nalchik), Vyacheslav Hleb (FC MTZ-RIPO Minsk)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›