E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paulson: Kohe sfidash per SHBA

Sekretari amerikan i Thesarit John Paulson pranoi dje, se ekonomia amerikane po shenon renie te shpejte. "Nje gje eshte e sigurt, qe ne jemi ne kohen e sfidave, por ne veshtrimin afatgjate, ekonomia jone do te jete mire". Paulson i beri komentet pasi u takua me Presidentin Bush. "Ajo qe eshte e rendesishme eshte se ne e dime se ndodhemi ne renie te shpejte, dhe nuk ka dyshim se populli amerikan e di se ekonomia po bie shpejt", tha Paulson, duke vijuar: "Per mua eshte pak e rendesishme si do ta quanim kete. Eshte me rendesi se cfare do te bejme per kete". Paulson u shpreh optimist per tregjet e kapitalit qe tha se po funksionojne me efikasitet. Ndersa siguroi: "Ne do te vazhdojme ta vezhgojme situaten dhe kur te jete e nevojshme do te veprojme me vendosmeri ne nje menyre qe te sjellim rregull ne tregjet financiare".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›