E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza amerikane i fut tmerrin bursave

Kriza financiare ka ulur kurset ne bursa dhe analistet vleresuan dje se situata eshte serioze. Ndersa Banka Qendrore Amerikane FED uli interesin baze bankar, Presidenti i SHBA Xhorxh W. Bush, guvernatori i FED-it Ben Bernanke, ministri amerikan i Financave, Henry Paulson dhe shefi i burses se Nju Jorkut, Christopher Cox u takuan ne Uashington. Qellimi ishte per t'u keshilluar mbi situaten e tensionuar ne tregjet e kapitalit. Pas shitjes se detyruar te bankes se investimeve "Bear Stearns" asaj JP Morgan Chase, ne SHBA po shtohet shqetesimi per falimentime te tjera bankash.
Ngjyra mbizoteruese ne bursen Wall Street te Nju Jorkut eshte e kuqja, raportoi dje Martina Buttler per radion gjermane "Dojce Vele". Pas oreve te para te kembimeve te nervozuara indekset Standard & Poor si dhe Nasdaq pesuan renie te forte. Edhe Dow Jones shenoi rritje per nje interval shume te shkurter kohor, me pas kurba serish tregonte ndjeshem poshte. Megjithate ne mbyllje te burses Wall Street vlera standarde e indeksit Dow Jones arriti te shenonte nje rritje te lehte prej 0,2 per qind. Por kriza ne tregjet financiare ka shenuar nje pike te re kulmore. Senatori njujorkez Chalres Schumer u shpreh i shqetesuar per kanalin televiziv CNBC: "Ajo me cfare po perballemi i ngjan shume nje paniku bankar si ai qe kemi perjetuar gjate krizes ekonomike ne fund te viteve '20. Besimi eshte i rendesishem. Kjo eshte edhe me e rendesishme se cilesia e nje aksioni. Shpresoj qe nderhyrja e Bankes Qendrore te kete si pasoje forcimin e besimit ne bankat e tjera".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›