Dhjetë fshatra, një muaj pa energji
Tropojë
Që prej një muaji, rreth dhjetë fshatra në Tropojë vazhdojnë të jenë në errësirë. Sipas burimeve të pushtetit vendor, fshatrat në luginën e Valbonës të Komunës Margegaj si ato të zonës së Rragamit janë pa energji elektrike që prej fundit të janarit. Reshjet e dëborës dhe ngricat kanë dëmtuar linjën e tensionit të ulët në një gjatësi prej 4 kilometrash, që furnizon zonën me disa mijëra banorë. Mësohet se është tentuar të nisë puna për riparimin e defektit por, për shkak të motit të keq, riparimi i avarisë do të bëhet kur të shkrijë dëbora.
#