E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia, Rama letër Thaçit: Kosova shembull pozitiv për rajonin

TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i dërgoi një letër urimi kryeministrit kosovar Hashim Thaçi, me rastin e përvjetorit të katërt të Pavarësisë së Kosovës.

“Përvjetori i katërt i Pavarësisë së Kosovës më jep rastin që në emër të PS-së dhe në emrin tim personal t’ju përcjell urimet më të mira për progresin demokratik të institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë kosovare”- shkuan Rama.

Kryesocialisti i cilëson mbresëlënëse arritjet e Kosovës, duke theksuar se shteti më i ri është shndërruar në një shembull pozitiv për të gjithë rajonin.

“17 shkurti, kjo datë e shënuar në historinë e popullit të Kosovës dhe të kombit shqiptar është e gëzueshme për çdo shqiptar dhe unë përfitoj nga rasti t’ju uroj gëzime dhe suksese të reja në rrugën e Kosovës Europiane.”- vijon më tej Rama.

Ndër të tjera, shefi i opozitës shqiptare shpreh vullnetin e PS-së për të thelluar më tej bashkëpunimin me Kosovën, në dobi të prosperitetit demokratik e ekonomik të kombit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›