E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, nëna e 5 fëmijëve apel për ndihmë: Jetojmë në varfëri ekstreme

KUKES - Më tepër se dy muaj më parë, familja Metialiaj në qytetin e Kukësit humbi kryefamiljarin e saj, i cili la pas në kushte të vështira ekonomike gruan dhe 5 fëmijë. Të ardhurat nga pensioni dhe ndihma ekonomike nuk shlyejnë dot shpenzimet për qiranë e banesës, librat dhe ushqimin, i cili shpesh herë është po i njëjti në çdo vakt.

“Jetojmë në kushte shumë të vështira. Burri më ka vdekur që dy muaj e gjysmë, ka lënë 5 fëmijë. Të gjithë i kam në shkollë, kurrkush nuk na ka ndihmuar në këto ditë të ftohta. Jam pa punë, jemi me qira, të ardhura kemi 70 mijë lekë një pension dhe 40 mijë lekë një përkrahje.”- tregon kryefamiljarja.

Gjashtë anëtarët e familjes Metaliaj jetojnë në një ambient i cili ndahet nga hyrjet e banorëve të tjerë vetëm nga një korridor, ndërsa nuk mund të flitet për ngrohje.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›