Urdhri i Adil Çarçanit: Mos lejoni të huajt të fusin 'porno' në atdhe
TIRANE-Të mos lejohen të hyjnë në Shqipëri burra me flokë të gjata si të grave dhe gra me mini e maksifunde. Anëtarët e delegacioneve të huaja dhe të ftuarit e tjerë nga Komiteti Qendror i PPSH, nga organizatat e masave dhe nga Institucionet Qendrore shtetërore, lejohen të kalojnë literaturën e huaj, që sjellin me vete me përjashtim të asaj me përmbajtje pornografike". Këta janë dy urdhra të qeverisë shqiptare në vitet e komunizmit që rregullonin hyrje-daljet e shtetasve të huaj në Republikën Popullore të Shqipërisë. Urdhri i parë jepet me një udhëzim që mban datën 25 prill 1975 ndërsa i dyti me një vendim që mban datën 28 shtator 1976, të dyja nga Këshilli i Ministrave të kohës. Të dyja dokumentet e veçanta janë pjesë e pavijonit të Terrorit Komunist që do të hapet në datën 20 shkurt në Muzeun Historik Kombëtar nën kujdesin e drejtorit të tij, Prof. Luan Malltezi. Dokumentet në fjalë sqarojnë se si duhen trajtuar të huajt meshkuj me flokë të gjatë, apo femrat që mbanin veshur mini e maksifunde kur donin të hynin në dogana. Sipas dokumenteve që po botojmë sot, e që mbajnë firmën e Adil Çarcanit, asokohe zv/kryetar i parë i Këshillit të Ministrave, ata të huaj që nuk pranojnë të ndërrojnë veshjen apo të presin flokët nuk iu lejohej hyrja në Shqipëri. Kujdesi i detajuar për moralin e shqiptarëve shkonte deri aty sa në dogana të atyre iu kontrolloheshin bagazhet për të ndaluar hyrjen në vend të materialeve pornografike e po ashtu atyre fetare.
Vendimi
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË
KËSHILLI I MINISTRAVE
VENDIM
NR. 309 dt.28.9.1976
MBI
DISA SHTESA NË VENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.8, DATË 8.I.1975 "MBI KRITERET PËR ADMINISTRIMIN DHE PËRDORIMIN E LITERATURËS SË HUAJ"
Me qëllim që të kuptohen e të zbatohen drejt orientimet e Partisë mbi administrimin dhe përdorimin e literaturës së huaj dhe duke pasur parasysh kriteret e caktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.8, datë 8.1.1975 dhe në udhëzimin Nr.7, datë 25.4.1975 Këshilli i Ministrave:
VENDOSI
1. Anëtarët e delegacioneve të huaja dhe të ftuarit e tjerë nga Komiteti Qendror i PPSH, nga organizatat e masave dhe nga Institucionet Qendrore shtetërore, lejohen të kalojnë literaturën e huaj, që sjellin me vete me përjashtim të asaj me përmbajtje pornografike. Gjithashtu, u lejohet të kalojnë shiritat, kasetat e magnetofonave dhe aparatet amatore fotografikë a televizivë.
2. Turistët, afaristët, tregtarët, specialistët dhe shoferët e huaj që vijnë në vendin tonë, lejohen të sjellin literaturë të ndryshme për përdorim vetjak, si romane, revista, libra tekniko-profesionalë, tekste mësimore, e të tjera të kësaj natyre, nga një kopje për çdo lloj, me përjashtim të asaj me përmbajtje armiqësore ndaj vendit tonë, asaj fetare e pornografike.
3. Personeli teknik i ambasadave të huaja që i nënshtrohet kontrollit doganor, lejohet të sjellë literaturë të huaj vetëm për nevoja të ambasadës ose vetjake me përjashtim të asaj me përmbajtje armiqësore ndaj vendit tonë, asaj fetare e pornografike.
4. Studentëve dhe specialistëve dhe diplomatëve tanë, kur kthehen në atdhe, si edhe vizitorëve, literatura e huaj që sjellin me vete iu ndalohet nga dogana dhe i dërgohet degës së kontrollit pranë Ndërmarrjes së Librit Tiranë, e cila vepron në bazë të kritereve që caktohen në vendimin Nr.8, datë 8.1.1975, me përjashtim të literaturës politiko-shoqërore dhe literaturës artistike që sjellin diplomatët, e cila i dërgohet bibliotekës së Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo lloj literature, në raste të veçanta me miratim të titullarit të kësaj ministrie, mund t'u jepet edhe të interesuarve për përdorim personal.
5. Turistëve dhe specialistëve të huaj që vijnë në vendin tonë e kanë me vete shirita, kaseta magnetofoni dhe aparate fotografikë, u lejohet t'i kalojnë ato dhe t'i marrin në kthim në numër të barabartë sa kishin sa kishin në hyrje, duke mbikëqyrur veprimtarinë e tyre gjatë kohës së qëndrimit.
6. Shiritat e magnetofonit dhe filmat fotografikë të përdorur, pllakat e gramafonit e çdo send tjetër i kësaj natyre që sjellin shtetasit shqiptarë, vizitorët dhe ato që iu vijnë individëve me çdo rrugë, ndalohen nga dogana e cila i kontrollon, dhe kur nuk kanë përmbajtje që bie në kundërshtim me shijet dhe moralin tonë u jepet të interesuarve.
7. Literatura dhe materialet e tjera që u mbahen të huajve, që përmenden në pikën 2 dhe 3, nga organet doganore në përputhje me këtë vendim, t'u dorëzohen atyre në momentin e kthimit dhe kur ata këto materiale nuk duan t'i marrin të asgjësohen në vend me procesverbal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Zv/KRYETARI I PARË I KËSHILLIT TË MINISTRAVE
ADIL ÇARÇANI
(vula e firma)
Udhëzimi
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË
KËSHILLI I MINISTRAVE
Udhëzim
Nr.7 DT.25.4.1975
MBI HYRJEN E SHTETASVE TË HUAJ NË REPUBLIKËN POPULLORE TË SHQIPËRISË
Për të parandaluar hyrjen në Republikën Popullore të Shqipërisë të personave të huaj me paraqitje të papërshtatshme, si edhe përhapjen e literaturës së huaj me përmbajtje antisocialiste, Këshilli Ministrave
UDHEZON:
1. Organet kufitare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të mos lejojnë të hyjnë në Republikën Popullore të Shqipërisë të gjithë ata persona të huaj që, me paraqitjen e tyre, bien në kundërshtim me normat e estetikës socialiste, si p.sh: Burra me flokë të gjatë si të grave, me baseta shumë të ekzagjeruara, me mjekra të çrregullta dhe me veshje të papërshtatshme, si dhe femra me mini dhe maksifunde.
Personat me veshje ekstravagante dhe me paraqitje jo të rregullt (me përjashtim të atyre që përfshihen në pikën 6), lejohen të shkojnë në sallat tranzit ose ato të pritjes. Aty përfaqësuesi organit kufitar u njofton atyre se hyrja në Republikën Popullore të Shqipërisë mund të lejohet, në rast se pranojnë të rregullohen (të presin flokët e të vishen normalisht). Kur ata pranojnë një gjë të tillë, lejohen të hyjnë në Republikën Popullore të Shqipërisë.
2. Organet doganore dhe ato kufitare të mos lejojnë kalimin e asnjë lloj literature me përmbajtje kundërrevolucionare, fetare pornografike që sjellin udhëtarët e huaj.
11. Organet e punëve të brendshme, kur vënë re të huaj që qarkullojnë me veshje e paraqitje të çrregullt, të ndërhyjnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në organet që presin të huajt për të marrë masat e duhura dhe, në raste të domosdoshme, të kërkojnë dhe largimin e tyre nga Republika Popullore e Shqipërisë.
Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë.
Nr.Prot.1029 Datë 25.4.1975
ZV/KRYETARI I PARË I KËSHILLIT TË MINISTRAVE
( ADIL ÇARÇANI )
MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME
MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME
MINISTRISË SË TREGTISË
TIRANE
SEKRETARI I PËRGJITHSHËM
(KIÇO KASAPI)
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)